Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, është infektuar me Covid-19.
Lajmi bëhet i ditur nga vetë deputetja socialiste, përmes një postimi në “Facebook”, ndërkohë që njofton ndjekësit se nuk do të vijojë takimet e parashikuara në Qarkun e Gjirokastrës.
“Me radhë është kjo punë…Radha ime sot të provoj efektet negative të statusit “pozitiv”. Për aq kohë sa duhet nuk do të lëviz dot për të vijuar takimet e parashikuara në Qarkun e Gjirokastrës. Por do të vijojmë kontaktet si çdo ditë përmes telefonit dhe rrjeteve sociale”, – shkruan Kumbaro.
Postimi i Mirela Kumbaros në “Facebook”:
1
Etiketa: Mirela Kumbaro, Pandemia COVID-19