Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka rezultuar me Covid-19.
Sipas raportimeve mediatike, Lame ka kërkuar bërjen e tamponit pasi ka patur simptoma të koronavirusit.
Rezultati ka dalë gjatë pasdites së djeshme – Lame ka rezultuar pozitiv.
Kreu i Kadastrës është vetëkarantinuar në shtëpi, nga ku mendohet se po merr trajtimin e duhur mjekësor.