Kryesore

Infektohet me koronavirus drejtoresha e ISHSH Vjollca Braho, është shtruar në spital





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:55 - 15/07/20 |
mapo.al

Drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Vjollca Braho, është infektuar me koronavirus. Ajo është shtruar ditën e sotme në spitalin e Sanatoriumit.


Vjollca Brahos i kanë nisur simptomat para 10 ditësh. Ajo është ndër pacientet e para që transferohet nga spitali Infektiv në atë Covid-2, pas rihapjes së këtij të fundit për shkak të rritjes së infeksioneve përgjatë ditëve të fundit.


Braho ka qenë pjesë e grupeve të kontrollit në terren, por edhe e ftuar në disa studio televizive për të folur për rolin e institucionit që ajo drejton në frenimin e pandemisë.


Ende nuk dihet se si është infektuar Vjollca Braho.



Etiketa: ,

Pas