Aktualitet

Infektohet me koronavirus Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:08 - 29/10/20 |
mapo.al

Behet me dije se Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko konfirmohet pozitiv me koronavirus.


Gjithashtu mësohet se Sejko ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka nisur karantinën e detyrueshme.


Ditën e sotme ai nuk ka marrë pjesë në konferencën e mbajtur ditën e sotme online me shkollën ekonomike të Londrës.



Është vetë Banka e Shqipërisë që njofton se Sejko iu drejtua virtualisht konferencës, për shkak se është prekur me COVID-19.


“Kjo konferencë u organizua nën kujdesin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, i cili nuk e pati të mundur t’u bashkohej punimeve të saj, për shkak të rezultimit pozitiv pas testimit të kryer për COVID-19. Fatmirësisht, Guvernatori Sejko është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka filluar karantinimin e detyrueshëm”, thuhet në njoftimin e BSH.

Lexo edhe :  Maska me pamjen e fytyrës tënde, shpikja e veçantë e artistit (VIDEO)

Po sot u konfirmua pozitive me koronavirus edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku e cila mësohet se ka simptoma të lehta dhe ndodhet e karantinuar në banesë.


Etiketa: , ,

Pas