Mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit, Elseid Hysaj rezulton i infektuar me koronavirus.
Lajmin e ka bërë të ditur zyra e shtypit e FSHF-së.
Mbrojtësi, sipas rregullave duhet të karantinohet për një periudhe prej 14-ditësh, kështu që ai do humbasë përballjen e kombëtares me Bjellorusinë që zhvillohet të mërkurën.
Hysaj është lojtar kyç i Shqipërisë teksa luan në krahun e djathtë mbrojtjes.