Aktualitet

Infektohet me koronavirus mësuesi në Poliçan, pozitive edhe infermierja në Berat








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:53 - 30/09/20 |
mapo.al

Pas infektimit me Covid-19 të 4 mësuesve në shkollën 9-vjeçare në fshatin Mbrakull në Poliçan, një tjetër mësues i kësaj shkolle ka rezultuar “pozitiv” me SarsCov-2.


Mësuesi nuk ka pasur shenja të dallueshme të infektimit, por pasi rezultuan pozitiv 4 kolegët e tij, atij i ishte kryer tamponi dhe ishte në karantinë prej disa ditësh në banesë.


Mesditën e sotme mësohet se është kryer edhe dezinfektimi i ambjenteve të brendshme të shkollës, përfshi këtu edhe sallën e mësuesve, e cila është mbyllur për disa ditë.



Edhe një infermiere në Berat ka rezultuar e prekur me Covid-19. Infermierja e Qëndrës Shëndetësore Nr.1 në Berat, kishte disa ditë që kishte shfaqur shenjat e infektimit dhe ishte karantinuar në banesë.




Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas