Koronavirusi “hyn” edhe në paraburgimin e Bradasheshit në Elbasan. Burime për mediat bëjnë me dije se është infektuar me koronavirus shefi i policisë.
Ai ka kryer testimin një ditë më parë dhe ka dalë pozitiv me COVID-19. Po ashtu, 10 punonjës të këtij burgu janë karantinuar pasi kishin kontakt me të. Qyteti i Elbasani nga fillimi i pandemisë ka patur 7 viktima.