COVID-19 hyn edhe në Komisariatin e Policisë së Kuçovës, ku shefi i Rendit të këtij komisariati pas kryerjes së testit ka rezultuar pozitiv.
Pas shfaqjes së rastit të parë me koronavirus në Komisariatin e Policisë së Kuçovës është kryer dezinfektimi i të gjitha ambienteve të komisariatit. Ndërkohë që efektivët e këtij komisariati janë në pritje të kryerjes së tamponit.
Shefi i Rendit në Komisariatin e Policisë së Kuçovës është një nga 6 rastet e konfirmuara zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë pasditen e djeshme në qarkun e Beratit.