Aktori turk Mert Ramazan Demir është infektuar me koronavirus, duke bërë që të ndërpriten xhirimet e serialit në të cilin ai ishte aktor kryesor.
Ky nuk është rasti i parë që një aktor turk infektohet, pasi së fundmi është infektuar edhe aktorja që e njohim si Hazall.
Pandemia COVID-19 po ndikon që të shtyhen xhirimet e shumë projekteve filmike edhe në Turqi, duke bërë që industria e filmave të ketë humbje të mëdha.