Nga Ing. Doc. Stefan Pinguli *
Në bilancin moralo-politik të kohëve të fundit, marrëdhënieve të paqarta shqiptaro-greke i është shtuar dhe problemi i kufirit detar.
Me gjithë dëshirën e mirë në formë të dy shteteve tona për marrëdhënie të mira fqinjësore, në përmbajtje vuajnë nga mentalitete dhe interesa të vjetër dhe të rinj, ku protagonist është shteti grek, por nuk mbetet mbrapa dhe ekipi anti-patriot shqiptar, i financuar moralisht, politikisht nga shteti grek.
Një vështrim i hedhur në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-greke në shekullin e 20-të dhe më pas, konstatojmë energji të pashtershme të shtetit grek për të përfituar mbi sovranitetin e kombit shqiptar, kontraston, mos veprim, pacifizëm ekstremal dhe dakordësi të sëmura të drejtuesve të shtetit shqiptar.
Në refleksion të librit “Çështja e paqenë e detit, një intrigë greke apo shqiptare” rezulton se dy vendet tona në fushën e interesit kombëtar, lundrojnë në mesnaivitetit, djallëzisë dhe interesit. Drejtuesit shqiptarë të organizuar në stilin ekstrem piramidal dhe drejtimi të qartë antidemokratik, nuk konsultohen me literaturë historiko-politike të shkruar me pasion atdhetar dhe kulturë të mbrujtur në rrugët e diplomacisë dhe as me dokumentet MPJ, bëjnë gabime sa naive me dëm të lartë kombëtar, aq dhe me interes të themi vetëm politik, në divergjencë të plotë me interesat e vendit.
Është e pashpjegueshme në kuadrin e transparencës dhe përgjegjshmërisë, kur, në ditën e Pashkëve, çiftet kryeministrore takohen në kuadrin e dy qeverive në Korçë më 9 prill 2018 për të mbyllur marrëveshjen e re të detit midis dy qeverive. Ose më 16 shtator 2020 pas drekës së ngushtë me kryeministrin grek, do të dilnim me apotezën tipike ballkanike: Unë kam një ide, se mund ta zgjidhim çështjen e detit më mirë me Gjykatë Ndërkombëtare, propozim i bërë dikur nga qeveria greke. Pse të shtiremi sikur shqiptarët dhe grekët nuk e kanë dëgjuar më 16 shtator në tryezën e organizuar në Athinë, ish-ministren greke Dora Bakojanis, kur deklaroi t’i drejtohemi Gjykatës Ndërkombëtare për këtë çështje.
Djallëzia qëndron në faktin se vetë Bakojanis si ministre e Jashtme dhe qeveritë greke që nga 2009 e deri tani, nuk e kanë dërguar në gjykatë ndërkombëtare marrëveshjen e detit, e anuluar me të drejtë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Nuk e dërgon Athina pasi nuk ka çështje për të dërguar, si nuk ka çuar në këtë gjykatë dhe çështjet e caktimit të zonave ekonomike me Italinë dhe Greqinë që prej 47 vjetësh.
Me dinakërinë diplomatike greke është futur në kurth dhe qeveria shqiptare, e cila, ca nga naiviteti dhe ca nga interesi politiko-financiar, bën autogola të gjuajtur me krenari nga vetë kreu i qeverisë.
Përse duhet të bien në idenë e vjetër greke dhe ta servirin si ide diplomatike të qeverisë shqiptare? Nuk e shohim të arsyeshme që qeveria shqiptare t’i drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare për të ashtuquajturën çështje të detit për këto arsye:
Së pari,kufijtë shqiptar janë përcaktuar dhe njohur ndërkombëtarisht dhe nuk japin shkas për rihapjen e çështjes në një Gjykatë Ndërkombëtare. Ne nuk kemi asnjë konflikt të hapur me Greqinë për çështjen e detit. Drejtuesit e Partisë Socialiste dërguan në Gjykatë Kushtetuese të Shqipërisë, më 6 dhjetor 2009, kundër marrëveshjes qeveritare Shqipëri-Greqi më 27 prill 2009, ku konfirmohej me forcë, se kufiri detar mes dy vendeve ka ekzistuar, i njohur dhe i përcaktuar me koordinata ngatë dy palët, në kundërshtim me shprehjet e politikanëve të të dyja shteteve Shqipëri-Greqi, se nuk ka patur kufij.
Së dyti, Greqia, jo vetëm nuk ka shpallur ndonjë konflikt për kufijtë detarë të sotëm me Shqipërinë, por ka 80 vjet pa asnjë bazë juridike për t’iu drejtuar këtyre gjykatave.
Lidhja e duarve të Greqisë nga aktet ndërkombëtare për kufijtë është pranuar dhe nga ministri i Jashtëm grek Kocias në vitin 2018 kur iu kujtoi kolegëve të tij të qeverisëse ka një akt ndërkombëtar të delimitimit përfundimtartë kufijve grek me Shqipërinë nga fuqitë e mëdha në Paris 1926.
Së treti, për çfarë arsye qeveria shqiptare duhet të ndërmarrë një hap diplomatik duke çuar në gjykatë këtë çështje, kur marrëveshja është anuluar. Çështja e kufijve detarë është e padiskutueshme dhe nuk lejohen tratativa, apo çështjen e zonave ekonomike ekskluzive, për të cilat nuk ka konflikt? Nuk kuptohet kjo ngutje qeveritare që të kujton ngutjen e qeverive shqiptare 2008-2018 që negociuan marrëveshjen e detit me Greqinë.
Çështja e detit iështë ofruar nga shteti grek në vjeshtën e vitit 2014 Shqipërisë, por për Shqipërinë nuk ka çështje të kufirit detar me palën greke. Nëse grekët mendojnë dhe besojnë në këtë çështje, le ta paraqesin vetë në Gjykatën Ndërkombëtare dhe të shohim çfarë do të ndodhë.
Për kujtesë, kufijtë detarë dhe tokësorë të Shqipërisë me Greqinë janë përcaktuar me traktatin ndërkombëtar: protokolli i Firences në 1925 dhe vulosur nga fuqitë e mëdha me: Akt përfundimtar të delimitimit të kufijve të Shqipërisë të 30 korrik 1926 në Paris, të pranuar nga qeveritë e Greqisë, Jugosllavisë dhe Shqipërisë.
Ligjshmëria dhe vlefshmëria e kufirit detar të Shqipërisë me Greqinë sanksionohet me vendimin historik të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, e cila përjashton diskutimin e kufirit detar me objekt bisedimesh me Greqinë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese me të drejtë e quan të mbyllur dhe të pavlefshëm, çdo përpjekje për diskutim të kufirit detar.
Kufiri detar ka qenë i përcaktuar dhe, sipas kryeministrit grek Micotaqis, gjatë vizitës së tij në Shqipëri në janar të 1991 në bisedimet zyrtare midis dy qeverive deklaroi: Marrëdhëniet shqiptaro-greke nuk kanë asnjë mosmarrëveshje kufitare.
Çështja është se çfarë mendon të kërkojë apo të ngrejë pala shqiptare në Gjykatë Ndërkombëtare dhe në cilën? Adresimi në një Gjykatë Ndërkombëtare bëhet kur janë zhvilluar bisedimet mes dy palëve për një territor të diskutueshëm, tokësor apo detar, për të cilin nuk ka dokumente ndërkombëtare. Shqipëria nuk ka asnjë arsye dhe bazë juridiko-diplomatike, apo politiko-historike t’i drejtohet gjykatës ndërkombëtare.
Çdo kërkesë e qeverisë shqiptare për arbitrazh ndërkombëtar të kufijve tanë do të përbënte një akt të rëndë të shkeljes së sovranitetit dhe integritetit territorial. Dërgimi nga Shqipëria në gjykatën ndërkombëtare të marrëveshjeve joligjore të detit është precedent irrezikshëm i përpjekjeve të Greqisë për rivlerësimin e marrëveshjes antikombëtare, të zhvlerësuar në historinë e marrëveshjeve dypalëshe, si ai i Korfuzit në 1914, i cili nuk u ratifikua kurrë as nga parlamenti shqiptar, as nga qeveria e kryeministrit Turhan Pasha, por nuk u ratifikua kurrë nga parlamenti grek.
Sëmundja e diplomacisë shqiptare e tranzicionit,qëi ka paraqitur sitë sajat tezat dhe qëndrimet e interesave greke është një fatkeqësikombëtare.
Kurthi grek i dërgimit tëçështjes së detit në gjykatë ndërkombëtare,me dakordësi shqiptare është autogol me prapavijë antikombëtare.
Akoma më keq kur çështja e detit adresohet në gjykatën e Hagës, e cila, jo vetëm e paspecializuar në këtë fushë, por dhe shumë skolastike në marrjen e vendimit, në vend që të adresohet në Gjykatën e Hamburgut, e specializuar në fushat e kufijve detar (si pasardhësja e konferencës Montegobej) dhe pragmatiste në marrjen e vendimit.
*President i Akademisë “Rrënjët Tona”