KMR

Infermieri e tërheq fort beben gjatë lindjes sa i këputet koka








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:56 - 11/01/19 |
mapo.al

Një infermier, që po priste një bebe në lindje, e tërhoqi kaq fort, sa bebes iu këput koka dhe i mbeti brenda në mitër.



Historia horror është regjistruar në Rangarh të Indisë.


Infermieri e tërhoqi aq fort beben në lindjen ‘me këmbët fillimisht’ sa i mbeti në duar pjesa e trupit, kurse koka ishte brenda në mitër.



Raportohet se infermieri e fshehu trupin e bebes dhe i tha mamasë së foshnjes që të shkonte në një spital tjetër pasi kishte nevojë për trajtim të mëtejshëm.



Mjekët e spitalit, ku u dërgua, larguan jo vetëm placentën, por edhe kokën e fetusit, që ishte akoma në mitër.


Ata informuan autoritetet për rastin në fjalë. Hetimet kanë nisur ndaj infermierit dhe një kolegu të tij, pasi ka dyshime se ishin të dehur.

Drejtuesi i spitalit ku po trajtohet mamaja, e cila është në gjendje të rëndë, thanë se ky është një rast shumë i rrallë.

Një rast i tillë është shënuar në Britani vitin e shkuar, kur një mjek nxori një bebe pa kokë nga barku i nënës.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas