Aktualitet

Infermierja shqiptare që po kthehet në modelin e shëndetësisë britanike





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:01 - 23/05/20 |
mapo.al

Infermierja shqiptare, Nevila Selmani po shndërrohet në modelin e shëndetësisë britanike. Çdo të enjte ne orën 20:00 të mbrëmjes, që nga kryeministri e deri tek fëmijët e vegjël bashkë me prindërit, miliona njerëz ndërpresin gjithçka dhe dalin në rrugë për të duartrokitur punonjësit e shëndetësisë në shenjë mirënjohje.


Media britanike, por edhe ajo ndërkombëtare ka fiksuar fotografinë e infermieres shqiptare Nelvina Selmani, ku duket e qeshur teksa i përgjigjet respektit dhe mirënjohjes së britanikëve po me duartrokitje.


Fotografia e infermieres shqiptare ka bërë tashmë xhiron e botës, nga mbulimi televiziv i BBC, ITV, SKY NEWS, gazetave The Telegraph, The Guardian, tabloideve The Daily Mail, The Sun, Reuters dhe deri ne Kine, tek China Daily.


Nevila Selmani, si shumë mjekë dhe infermierë shqiptarë, ka dhënë një kontribut të çmuar, me një modesti të admirueshme, në përballimin e pandemisë në Britani.


Ajo është e arsimuar dhe e punësuar në një nga spitalet më të njohur privat në Londër, por ushtroi profesionin e saj përkohësisht në vijën e parë të frontit të Shërbimit Kombëtar Shëndetësor Britanik (NHS), në spitalin e Chelsea-s dhe Westminster-s të Londrës.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas