Aktualitet

Iniciativa/ 50 GB internet dhuratë për adoleshentët e vaksinuar kundër COVID














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:40 - 30/09/21 |
mapo.al

E çfarë mund të ishte më mirë se 50 GB internet dhuratë për një adoleshent të shekullit të teknologjisë? Asgjë! Pikërisht këtë shpërblim ka menduar t’i japë qeveria greke çdo adoleshenti nga 15-17 vjeç që do të bëjë vaksinën anti-COVID.






Oferta do të startojë më 11 tetor dhe do të jetë në dispozicion të çdo individi i cili ka marrë të paktën dozën e parë.


Por si do përfitohet kjo dhuratë?







Përmes aplikimit në site-n e posaçëm, në të cilin do të behet vërtetimi, konfigurimi e më pas kalimi i internetit. Kjo “dhuratë” do të përfshijë 10 GB çdo 30 ditë për një muaj.




Kjo ofertë vjen në kuadër të përpjekjeve të qeverisë greke për të vaksinuar sa më shumë të rinj, me qëllim arritjen e imunitetit të tufës.

Lexo edhe :  VIDEO/ 'Tërbohet' deti në Greqi, futet brenda në qytet, 'pushton' rrugët


Aktualisht është vlerësuar më e përshtatshme për këtë kategori vaksina kundër COVID-19 e “Johnson and Johnson”.

Procesi i vaksinimit kundër virusi në Greqi është duke u zhvilluar me ritëm të shpejtë dhe të qëndrueshëm.

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas