Friday, September 29, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Inskenoi zhdukjen, Pecorelli hante dreka në Vlorë, prezantohej si shkrimtar

by mapo.al
23/09/2021
in Aktualitet, Kronika, Kryesore
0

Ka disa histori në jetën e njeriut që lindin nga hiçi. Nuk kanë lidhje me profesionin apo jetën që bën dhe nuk kanë lidhje as me planet me të ardhmen. Thjesht ndodhin. Kaq. Kështu u ndodhi edhe legjendave të futbollit vlonjat, Rrapo Taho, Vasil Ruci, etj…

Të përkushtuar në përditshmërinë e tyre befas “mbin” një italian enigmatik, i paqethur, i parruar, me njohuri sipërfaqësore për legjendat e futbollit të Vlorës dhe nis të miqësohet me ta. Shumë, deri në atë pikë sa kërcasin drekat së bashku, ndonjë gotë raki apo verë dhe plazh bashkë.



“Jam shkrimtar italian, po bëj një studim për Kontin e Monte Kristos. Por më pëlqen futbolli dhe kam dëgjuar shumë për ju, për Sokol Kushtën. Jeni të mëdhenj shumë. Do të shkruaj një ditë për ju…”, u pat thënë afro tetë muaj më parë.

Në mes Pecorelli kur ishte arbitër në Itali

Më pas takime, futboll së bashku, plazh, dreka dhe një udhëtim drejt Greqisë që nuk u realizua kurrë.

Bëhet fjalë për ish-arbitrin italian Davide Pecorelli që inskenoi vrasjen e tij në malet e Pukës. Bash ai, italiani i çuditshëm që e nisi karrierën si arbitër u bë biznesmen produktesh kozmetike, falimentoi, erdhi në Shqipëri dhe i vuri flakën makinës dhe u zhduk.

Ah, jo, para se të digjte makinën gërmoi kushedi se në cilën varrezë për eshtra njeriu, i futi në makinë, i vuri flakën dhe mendoi që e hoqi qafe “Davide Pecorellin” e dikurshëm dhe u transformua në Kristiano… Kristiano pra që u fut çuditshëm në jetën e ish-futbollistëve të shquar vlonjatë dhe në fund i tronditi edhe ata vetë.

“Çudi e madhe“, thotë Vasil Ruci për “Panorama Sport”, “na u ngjit nga hiçi”. “Nuk e morëm vesh se nga doli, thjesht rrinte me ne, hante me ne, luante futboll me ne dhe bënte plazh me ne. I çuditshëm për besë…”, thotë legjenda e Flamurtarit dhe qesh me zë të lartë.

Vasil Ruci, ish-futbollist i Flamurtarit

Vasil a e njihnit Davide Pecorellin?
Po ku di unë o të keqen, ai ishte një njeri i çuditshëm. Çfarë të them unë tani?! Kjo botë është e çuditshme, nuk dimë kush hyn dhe kush del dhe kush na afrohet…

Sa kohë kishte në Vlorë ai?
Po kishte afro 8 muaj në mos gaboj. Nuk ia kam numëruar ditët, por na u ngjit shumë. Shkonim të luanim futboll, ai nga pas. Madje edhe kur hanim ndonjë gjë së bashku, nuk na shqitej. Po nuk ndiheshim sepse ishte edhe gazmor si tip.

I paguanit ju drekat apo ai?
Jo, mo ç’paguante ai. Unë nuk jam ulur me të shpesh mo jo, por ndonjë miku ynë rrinte më shpesh. Jo, mo ku paguante ai. Madje më thanë që të jepte ndonjë drekë me qepë e domate dhe pastaj të “rruante” se donte 50 dreka të tjera mbrapsht. Po ne e kuptuam që ishte i tillë…(qesh me zë të lartë).

LEXO EDHE: 

“Do bëja vetëvrasje”, Pecorelli: Gjeta thesarin me 250 kg ar, do e ndaja me…

Tags: Davide Pecorelli

JU SUGJEROJME

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
Jurisprudencë

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës

19/06/2023
Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Next Post
EMRAT/ Shpërndanin heroinë në Elbasan, arrestohen tre persona

Sherr mes adoleshentëve në Kamëz, dy të plagosur, shoqërohet autori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In