Kryeministri Edi Rama në ditën e parë të muajit të Ramazanit ka inspektuar nga afër punimet në Xhaminë e Et’hem Beut. Rama, i shoqëruar nga ministrja e Kulturës dhe nga kreu i Komunitetit Mysliman Bujar Spahiu, ka theksuar se ky muaj, këtë vit, ndryshe nga një vit më parë vjen me masa lehtësuese
Kreu i qeverisë, uroi besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit, duke shtuar se pas vështirësisë, vjen lehtësimi.
“Deri para një muaji ishte e paimagjinueshme që ju do të futeshit të muajin më të shenjtë të vitit me lehtësimin e masave anti-Covid.
Me lehtësimin e masave kufizuese ju do të mund që të kryeni të gjithë ritualet. Me daljen nga tuneli i pandemisë dhe pas hapjes së turizmit, siç thoni ju pas vuajtjes së madhe vjen lehtësimi.
Uroj të gjithë anëtarët e Komunitetit dhe të gjithë besimtarët për këtë muaj të shenjtë”, ka thënë Rama.