Bashkëbisedim me personazhin e mirënjohur Denisa Gokovi
Bashkebisedoi Mark Simoni
Cilat janë marrëdhëniet tuaja me letërsinë dhe filozofinë, dhe a ka një raport harmonik mes tyre në krijimtarinë tënde?
Konteksti i mirfilltë i letersisë është përpjekje e rivalizuar e ideve, që inkurajon nje audience e cila përpunon këndvështrimin e secilit nga ne. Diferenca e ndikimit publik është forma e përmbajtjes dhe menyra e rolit tregues për avantazhet dhe disavantazhet. Marrëdhënia ime me letërsine nuk ka qënë aq e mire sa duket sepse kam preferuar të mos ndikohem nga formaliteti i letërsise.
Krijimtaria ime tregon një nivel qe nuk ka përsëritje dhe në këtë rast shpreh kundërshtimin me vizionin e kushtëzuar te informacionit si simbolikë e saj. Ndryshe nga shumë përsonalitete të njohur, nuk kam qënë asnjëherë e lexuar dhe e përmbushur ne favorin erotikë te manipulimit letrare dhe nuk e kam krijuar atë, sipas përvojës në dukje.
Instikti dhe harmonia e ideve është kodi i guximit për të reflektuar pasionin dhe talentin në lirine e qëllimit fillzofik. Dyshimi etiketues për të krijuar idenë filozofike është sekreti i të gjithë dështimeve, që udhëheq frikën njerëzore. Për të harmonizuar unitetin e mendimit, ekziston forma e bindjes që ndrydhon çdo pikëpamje në heshtje dhe në pranim. Si e tillë, këtë princip të dalluar, e kam ndjekur në kundërveprim, për të ndertuar individualitetin tim mbi fushën e filozofisë dhe artit.
Cilët personalitete të këtyre dy fushave kanë patur ndikim apo iu kanë frymëzuar ju, dhe ku konsiston ky ndikim dhe frymëzim?
Inspirimi është një fazë delikate e formimit të përsonalitetit dhe si rrjedhojë, tregohen fuqitë individuale në sipërmarrje të ndryshme. Përsonalisht nuk jam frymëzuar nga përsonalitete të caktuar por kam pranuar veten për të qëne e vleresuar në menyrë të tillë, duke shprehur guximin dhe energjinë përtej çdo plani dhe paragjykimi.
Nuk mund të jesh asnjëherë i njëjtë si të gjithë, kur ndihesh “vetëm” por në të njëjtën kohë mund të bëhesh frymëzim i shumë njerëzve. Barazia e ketij koncepti për të mos krahasuar veten, lind nga modestia duke kuptuar që dashuria për njerëzimin fitohet nga zgjedhja e tyre. Unë besova përtej vetes, aty ku frymëzimi nuk lind nga diçka që i përket dikujt por nga gjithçka që të bën të ndihesh ndryshe për të njëjtat motive.
Një ndër arsyet që më kanë ofruar zgjidhje, kanë qënë vështirësitë e shumta, si kohë e përsëritur sulmi, për të premtuar një fitore të pa llogaritur. Ky ishte suksesi që më ndoqi për të filluar dështimet e para me një kënaqësi, për të mos heshtur asnjëherë, tek ato që shpresonin tek unë. Faktorët e vetëdijes i ndërgjegjësuan të gjithë ato, që nuk zgjodhën miqesisht objektivat e mia dhe këtu lindi ndryshimi i përbashkët.
Revistat dhe shtypi janë shumë të vëmendshëm ndaj jush. Çfarë ndjesie iu jep kjo vemendje? Percepsionin e protagonizmit, ndjeheni si e nevojshme se keni çfarë t’i thoni të veçantë publikut ndryshe nga të tjerët, apo çfarë…
Karriera është obligim i përhershëm, ndërsa je e zgjedhur për të krijuar vëmëndje apo qëndron e sigurt përmes suksesit. Sigurisht që media ka influencën e saj të padiskutueshme, ku rekruton vlerat objektive dhe i dëshmon ato publikisht, duke mos përjashtuar këtu dhe anët negative. Unë jam ndjere gjithnjë komode në hapësirat e mia prezantuese, duke patur parasysh sfidat e përkohshme që krijohen duke shfaqur përparësite individuale.
Megjithatë modeli i integritetit dhe mënyra më e mirë për të konkuruar me veten, mbetet audienca. Zgjedhja është bashkëpunuese me median që përfaqëson role të ndryshme, ndër të cilat më të preferuara janë, prezantimet përmes Revistave, si qëndrim elitarë i përgjegjësisë mediatike. Synimi për të qënë real në publik është një ndër mundësitë më të mëdha, për të konsideruar veten të domosdoshëm mbi protagonizmin dhe qëlimin e mendimit, si dhe mbi përzgjedhjen e nivelit të audiencës.
Natyrisht që ndihem e realizuar, ndërsa jam e prezantuar tashmë në revista ndërkombëtare, duke përfaqësuar profilin tim artistik dhe humanitarë. Dominimi i vlerave është suksesi i fituar me pjesmarrje.
A vazhdojnë të jenë leximet porta e mardhënieve tuaja me dijet, apo keni ndryshuar regjistër?
Në angazhimin tim të përgjithshëm, çdo tentativë profesionale është e lidhur me krijimtarinë time artistike dhe filozofike. Duke patur parasysh faktin që asnjeherë nuk jam bazuar tek “të lexuarit” dhe si pasojë stilistika e qëndrimit tim profesional nuk ka ndryshuar. Në këtë sens, kam qënë po aq e pranueshme, përsa i përket elementëve retorikë dhe kontekstit të pavarur filozofik.
Mendoj se “regjistri” i intuitës lidhur me standartin e mirëqënies shpirtërore, formon obligimin parësorë të një marrëdhënie të thellë jetike dhe profesionale. Përsonalisht i përkas kategorisë se përsonaliteteve që frymëzohen nga vetvetja dhe përparësitë drastike, mbi kulme emocionale që etiketon ndërgjegjien njerëzore.
Çfarë keni në dorë dhe ç’produkt tuajin duhet të presë lexuesi dhe spektatori shqiptar?
Aktivitetet profesionale veçohen më tepër në fushën e Artit, Kulturës, Lidershipit dhe Filozofise.
Së fundmi jam përzgjedhur në Librin “Iconic Influencers” si një ndër përsonalitetet me ndikim në arenën ndërkombëtare, duke u perfaqesuar mbi posedimin e vlerave artistike.
Aktualisht mbaj pozicionin e këshilltares, duke ofruar kontributë të vazhdueshëm, si dhe forcimin e marrëdhenieve diplomatike ne organizimin e eventeve prezantuese te folësve nga e gjithë bota.
“World Book of Greatness” është një tjetër libër i suksesshëm ndërkombëtar, ku është lançuar para pak kohe në Amazon, mbi një shitje rekord dhe nje audiencë të rëndesishme. Gjithashtu kam qene e nominuar për çmim, në eventin madhështore (Angli) organizuar ne gusht të këtij viti, ku jam vlerësuar me çmimin “Krijuese e Madhështisë”.
Aktualisht jam e angazhuar në një tjeter projekt të ri, si publiciste e revistës Elitare “Passion Vista” në nivel ndërkombëtarë. Së fundmi kam qënë e ftuar në një event ndërkombëtarë, i cili është organizuar nga Fondacioni ndërkombëtarë, i quajtur “Justina Mutale”, ku prezantova krijimtarinë time muzikore përmes një interpretimi live në piano. Një eksperiencë mjaft e bukur dhe kontributë i arsyeshëm humanitarë.
Ia vlen të përmend faktin që jam çertifikuar ne disa platforma mjaft të suksesshme, duke udhëzuar disa pikëpamje të rendësishme në nivelin kritik të diplomacisë ndërkombëtare si dhe duke menaxhuar koncepte manaxheriale të nivelit të përgjithshëm ekonomiko- social. Një tjetër lajm i rëndësishëm i cili është përmbushur mbi një përfaqësim dinjitozë, lidhet me rolin tim si Ambasadore e urdhërit Sovranë ne Angli.
Jam përzgjedhur gjithashtu për të kontribuar përmes ideve filozofike, në median së tyre prestigjoze “Sovereign Order UK”. Jam e nderuar të përmend disa nga organizatat ndërkonbëtare që përfaqësoj si Ambasadore e kulturës dhe Artit / Të drejtave e njeriut si dhe vullnetarizmit prej disa vitesh tashmë. (“World Peace Committee”, “FAAVM”, “INSPAD”, “Royal House, Sovereign Order “UK”, “Global Union”)
Aktualisht jam e angazhuar si Ambasadore e Global Union, me seli ne Zvicërr, duke ofruar koncepte bashkëpunuese për stabilitetin e marrëdhënieve ndërqeveritare dhe diplomatike, për forcimin ekonomike, mbi të drejtat e pronësisë, në luftën khndër korrupsionit si dhe avantazhet profesionale për integrimin e Shqipërisë.
Gjatë kohës së Covid 19, kam qënë goxha e angazhuar në disa aktivitete ne Europë, USA, ASIA përmes veprimtarisë virtuale, duke ofruar kontribute dhe ide, duke mbajtur fjalime dhe duke dhuruar muzikën time për fushata të ndryshme sociale. Njëkohësisht jam përzgjedhur si personalitet publik në disa revista nderkombëtare si: Aesthetics, Powerhouse, Evolve, Herstory Magazine, Pasision Vista, Eys, Shine Global, Coorporate, dhe të tjera ne vijim që do mbeten surprizë për të mbyllur vitin 2020 suksesshëm.