Teknologji

Instagram do të mundësoj dhurimin e fondeve përmes Story




               Publikuar në : 17:14 - 06/03/19 |
mapo.al

Instagram është duke u përgatitur për të lansuar një funksion të fondeve në Story, i cili do t’i lejojë përdoruesit të mbledhin para për një sërë organizatash bamirëse jofitimprurëse. Plani u zbulua të hënën nga hulumtuesja e aplikacionit Jane Manchun Wong dhe më vonë u konfirmua nga Instagram.


Një foto e postuar në internet nga Wong tregon një opsion të donacionit së bashku me ‘stickers’ të tjerë tashmë të njohur për përdoruesit të cilët krijojnë storie në aplikacionin popullor për ndarjen e fotografive.

Funksioni punon duke i lejuar përdoruesit të kërkojnë një organizatë fitimprurëse përpara se të inkorporojnë ato në tregimet e tyre. Nga aty, shikuesit e storieve mund, nëse ata dëshirojnë, të klikojnë pullën e dhurimit për të kontribuar në kauzë.

Në një deklaratë për 9to5Mac, Instagram konfirmoi se po planifikon të lançojë një opsion bamirësie për platformën e tyre.


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas