Teknologji

‘Instagram’ i shpall “luftë” bullizmit online: Komentet do filtrohen






               Publikuar në : 17:47 - 09/07/19 |
mapo.al

Mund të themi pa frikë që rrjeti social ‘Instagram’ është një botë më vete, por nga ana tjetër është një strehë bullizmi për mijëra të rinj. Komentet që marrim nuk janë gjithmonë pozitive. Shpeshherë janë të pakëndshme.


Që prej fillimit të korrikut bullizmi do të jetë i patolerueshëm në ‘Instagram’. Ky i fundit ka marrë masa të reja duke filtruar komentet që kanë qëllim të ngacmojnë apo shqetësojnë përdoruesit.



Drejtuesi i Instgramit Adam Mosseri, në një deklarate për mediat shkruan se të gjithë përdoruesit do të njoftohen nëse komenti që ata do të bëjnë në një postim do të quhet si koment ofendues.

Filtrimi do të funksionojë automatikisht dhe mund të ndodhë që përdoruesit të mos i shohin fare komentet ofenduese. Komente ofenduese konsiderohen ato në lidhje me pamjen, karakterin apo mirëqenien e një personi.

Ofenduesit qe përsërisin komentet bulliste do të penalizohen me pezullim deri në fshirje të llogarisë në ‘Instagram’.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas