Aktualitet

Instagram ndalon cigaret elektronike





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 15:12 - 03/02/20 |
mapo.al

Rrjetet sociale prej disa kohësh kanë ndaluar kategorikisht publikimin e produkteve dhe objekteve të paligjshme që reklamohen nga persona të zakonshëm apo njerëz të rëndësishëm me influence të madhe në publik. Pjesë e këtyre produkteve është bërë së fundmi edhe cigarja elektronike.


Hapin e parë për ndalimin e publikimit të materialeve me përmbajtje cigare elektronike e ka bërë rrjeti social Instagram që është edhe në pronësi të Facebook me pretekstin se reklamimi i këtij produkti po bëhet viral nga njerëz me influence të madhe në rrjetet sociale, të cilët prekin shifra prej miliona ndjekësish.



Trendi i reklamimit të produkteve në rrjetet sociale me qellim përmirësimin e bizneseve të ndryshme sa vjen dhe rritet duke bërë që disa kompani që tregtojnë produkte të rrezikshme të kenë influence të madhe në një target të pa kontrollueshëm siç mund të jenë fëmijët dhe adoleshentet.


Megjithëse reklamat e duhanit janë ndaluar nga Facebook dhe Instagram, prodhuesit e cigareve elektronike përdorin influencuesit për të promovuar produktet e tyre, përmes postimeve që tregojnë se si i kanë pranuar si dhuratë këto produkte.

Mendimet për futjen e cigares elektronike në listën e zezë të rrjeteve sociale filloi që në shtator të vitit të kaluar kur në SHBA u shënuan pesë viktima të konstatuar me një sëmundje misterioze që sipas eksperteve ishte shkaktuar nga cigarja elektronike.

Kërkesën për ndalimin përfundimtar e beri presidenti i fushatës “fëmijët pa duhan” Matthew Myers pasi Autoriteti i Standardeve të Reklamimit në Mbretërinë e Bashkuar kishte hetuar disa postime nga disa njerëz të njohur në boten e internetit.

“Është e domosdoshme që Facebook dhe Instagram jo vetëm të sjellin shpejt ndryshime në këtë politikë, por ato të zbatohen në mënyrë rigoroze”.

Përdorimi i cigares elektronike është bërë tashmë një alarm ndërkombëtar duke qene se Shoqata Mjekësore Amerikane ka konstatuar 450 rasteve vetëm dy muajt e fundit me sëmundje mushkërish.


Etiketa: ,

Pas