Aktualitet

INSTAT: Në vitin e Covid-19 vdiqën 5700 persona më shumë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:57 - 19/02/21 |
mapo.al

Ka rritje të ndjeshme të vdekshmërisë gjatë vitit 2020 në Shqipëri, nga pandemia Covid-19. Në total, 5,668 persona më shumë ndërruan jetë, në krahasim me vitin 2019.





Kështu konstatohet në të dhënat më të fundit të publikuara këtë të premte nga INSTAT. Në vitin 2020 janë shënuar gjithsej 27,605 humbje jete, me një rritje të ndjeshme prej 25.8%, raporton kompania e statistikave.


Duket se, kjo shifër i përafrohet asaj të publikuar pas një investigimi të mëhershëm të “Monitor”, bazuar në të dhënat e Gjendjes Civile, por edhe akuzave të Opozitës, se qeveria po fsheh numrin real të të vdekurve nga Covid-19.




Shifra e raportuar nga INSTAT është rreth 330 persona më e ulët sesa ajo e deklaruar nga Drejtoria e Gjendjes Civile, burimi i parë i të dhënave, sipas të cilit vdekjet në 2020-n ishte rreth 6 mijë persona.


Institucionet e Shëndetësisë e kanë mohuar sistematikisht shifrën e rreth 6000 mijë vdekjeve më shumë nga viti 2019.


Ky është niveli rekord i jetëve të humbura në vend, që prej vitit 1990.

****

Shtesa e vdekjeve êshtë gati 5 herë më e lartë (4.8) se raportimet zyrtare nga spitalet Covid (1181 persona), duke treguar indirekt se pasojat e pandemisë në vend kanë qenë shumë më të mëdha.

Në raport me mesataren pesëvjeçare 2015-2019, rritja e vdekshmërisë është e ngjashme, me rreth 21%.

Ndryshe nga 6 mujori i parë, ku vdekshmëria në vend ishte me rritje të lehtë prej 4% (INSTAT ka rishikuar lehtë në rritje shifrat edhe për 6 mujorin e parë, pasi i raporti fillimisht me rënie prej rreth 3%) dhe kishte një sjellje të ngjashme me vitet e kaluara, mbarimi i karantinës në maj dhe përhapja e koronavirusit nga qershori shtuan rastet e fataliteteve në vend në nivele rekord.

Situata me pandeminë ka qenë e rënduar në tremujorin e tretë dhe sidomos në atë të fundit. Sipas INSTAT, në tremujorin e tretë u regjistruan rreth 1600 vdekje më shumë (nga +1300 që ishte raportimi i mëparshëm) , me rritje prej 32% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Lexo edhe :  Me maskë dhe distancë - Ja rregullat që duhen ndjekur në ditën e zgjedhjeve

Në të katërtin, pasojat e pandemisë kanë qenë fatale. Gjithsej u regjistruan 9,397 vdekje, me një rritje prej 73%, ose gati 4 mijë jetë të humbura më shumë se tetor-dhjetorin e vitit 2019.

Që prej vitit 2009, mesatarisht në vend, humbjet e jetës janë luhatur mes 21-22 mijë në vit, me kulmet që deri tani ishin arritur në vitin 2015 dhe 2017, që përkojnë me periudha gripale më të rënda. Tremujori i parë ka qenë tradicionalisht me më shumë humbje jete, teksa moti i ftohtë ul imunitetin kryesisht të të moshuarve.

Por 2020-a ka sjellë një përmbysje të tendencave shumëvjeçare për shkak të ndikimit që ka dhënë pandemia në rritjen e vdekshmërisë në vend. Kjo ka ndodhur në të gjithë botën, ku krahasimet me mesataren e pesë viteve të fundit kanë treguar për një nivel të lartë të vdekjeve shtesë, që i është dedikuar pasojave fatale të shkaktuara nga Covid-19.

Sipas rretheve, rritja më e lartë është regjistruar në Tiranë, por në raport me popullsinë, qarku me vdekje rekord ka rezultuar Gjirokastra. Në të gjitha qarqet në vend është shënuar një rritje e ndjeshme e fataliteteve.

Më e fortë rritja e fataliteteve për gjithë vitin 2020 ishte në Leshë (34%), Tiranë (32.3%), Elbasan (31%), Shkodër (30.9%), Fier (29%), Durrës (25%), ndërsa më e ulët ishte në Kukës (-16%), Vlorë (10.5%), Dibër (9.3%).

Në tremujorin e katërt, kur kulmoi vala e pandemisë, virusi ka qenë më fatal në Fier, ku jetët e humbura u rritën me 101% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, Elbasan (+100.6%), Berat (+90.8%), Tiranë (+81.7%), Shkodër (+76.6%), Lezhë (+68.5%), Korçë (+63.1%), Kukës (+60%), Durrës (+58.5%), Gjirokastër (+55.5%), Dibër (+40.2%) dhe më pak në Vlorë (+29.8%).

1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas