Aktualitet

Instituti francez boton studimin: Koronavirusi nuk mbijeton në det





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:02 - 22/05/20 |
mapo.al

Koronavirusi i ri nuk mbijeton në ujin e detit. Lajmi i mirë, sidomos në prag të sezonit veror,  vjen nga shkencëtarët e Institutit kërkimor francez “Ifremer”.


Në arritjen e këtij konkluzioni, ata studiuan midhjet bashkë me kampionë uji të detit të marra nga zona të ndryshme në Francë. Mes 21 molusqeve të analizuara, nuk u gjend asnjë gjurmë e koronavirusit.


E njëjta gjë edhe për ujin e detit, ku nuk u verifikua prezenca e virusit.


“Edhe pse nuk mund të flasim me bindje të plotë për të gjithë molusqet dhe ujërat detar të Francës, mungesa e gjurmëve të Covid-19 në studimin tonë është një lajm i mirë”, shpjegojnë shkencëtarët e institutit kërkimor.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas