Aktualitet

Instituti Italian i Shëndetit: Koronavirusi ka qenë në Itali që në dhjetor





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:34 - 19/06/20 |
mapo.al

Instituti Kombëtar i Shëndetit në Itali publikoi rezultatet e një studimi të ri sipas së cilit koronavirusi ka qenë i pranishëm në vend që në dhjetor të vitit 2019, 2 muaj përpara se të raportoheshin zyrtarisht rastet e para.


Gjurmë të virusit janë gjetur në ujërat e zeza të Milanos dhe Torinos në fund të vitit të shkuar, ndërsa në Bolonja, në fillim të janarit.


Instituti ka analizuar kampionë të ujërave të zeza të mbledhura nga tetori i vitit 2019 deri në shkurt të 2020, atëherë dhe kur Covid-19 goditi zyrtarisht Italinë.


Kampionët e mbledhur në muajt tetor dhe nëntor rezultuan negativë, duke treguar kështu se virusi nuk ka mbërritur në Itali përpara dhjetorit 2019.



Etiketa: ,

Pas