Aktualitet

Integrimi në BE/ Mehmetaj: Rama është bërë njësh me gënjeshtrat e tij








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:07 - 10/08/20 |
mapo.al

Ish-deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj në një status në Facebook thërret në kujtesë deklaratat e Kryeministrit Rama të qershorit te ketij viti për kushtet e hapjeve të negociatave.


Mehmetaj i vë përballë këtyre deklaratave të Ramës deklaratën e bërë nga diplomatja Gjermane Schutz e cila, më herët, në një intevistë për median përmente kushtet lidhur me konferencën e anëtarësimit me Shqipërinë.


“Gënjeshtrat e propaganda e Ramës e kanë kaluar tani edhe fazën e humorit e janë bërë për të vën kujën“,shkruan Mehmetaj.


Postimi i plotë:


Më datë 19 qershor të këtij viti Kryeministri Edi Rama shkroi këto fjalë në Twitter :


“Po mirë, kur paska 15 kushte për nisjen formale të negociatave për anëtarësim, për çfarë duhej kjo rezoluta e partive aleate të PD në Parlamentin Europian që u votua pa konsensus?
E pra, nuk ka 15 kushte për uljen në tryezë me BE, sepse 7X7 s’bëjnë 42 në asnjë vend të botës! Dhe nëse pastaj kjo 15-ta duhet për politikë e prandaj bashkohen kushtet e fillimit me ato”.

Ndërsa sot Suszane Shutz, Drejtoreshë e Ballkanit Perëndimor në Ministrinë e Jashmte Gjermane, është shprehur kështu:

“Ne synojmë të mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe, nëse plotësohen kushtet, gjithashtu edhe me Shqipërinë gjatë presidencës sonë të Këshillit”

Nuk duhet shumë mund për të krahasuar këto dy deklarata e për të dalë në përfundimin se Rama është bërë njësh me gënjeshtrat e tij.

Nëse nuk do jetoje në Shqipëri e do dëgjoje e lexoje vetëm ato qo thotë Rama, vendi ynë do i kishte hapur negociatat së paku 3 vite më parë, do kishim së paku 3 aeroporte, rrugë e tunele të reja, korpuse universitare, 300 mijë vende pune më shumë se në 2013-ën, spitale si të Amerikës, pensione të krahasueshme me Suedinë e Danimarkën, etj, etj…

Pra e thënë shkurt, gënjeshtrat e propaganda e Ramës e kanë kaluar tani edhe fazën e humorit e janë bërë për të vën kujën.

Ps. Kështu si vajti puna të vjen keq edhe Pinokun ta krahasosh me Ramën… Se Pinoku, si përfundim, mësoi se sduhej të gënjente e u bë fëmijë i mbarë.


Etiketa: , , ,

Pas