Këshilli Kombëtar për Integrimit Europian zhvilloi këtë të martë një mbledhje ku u diskutua mbi prespektivën e integrimit evropian.
Kryetarja Jorida Tabaku tha se Shqipëria nuk dueht të fshieht pas vetos së Bullgarisë, por duhet të bëhet puna këtu dhe të ecet përpara pavarësisht datës që mund të jepet për integrimin.
Jorida Tabaku: Unë ju inkurajoj këdo që është i përfshirë në këtë proces që të ulemi dhe të gjejmë një mënyrë që metodologjinë e re ta kthejmë në avantazh për institucionet dhe për procesin e integrimit. Do të kisha dëshirë të fokusohemi edhe tek pushteti lokal. Nga informacionet që kemi dhe raportimet që na kanë ardhur në shumë prej bashkive nuk janë ngritur njësitë e integrimit. Stafi ka ndryshuar gjatë vitit 2020. Kështu ndodh edhe në strukturat në ministri. Jam përpjekur gjatë gjithë kohës t’i ngre këto dyshime. Për këtë arsye unë gjithë kohës jam përpjekur t’i ngre këto shqetësime, që disa mund të duken teknike, disa politike, por të gjitha kanë emëruesin e përbashkët: Vullnet politik. Vullnet politik që për herë të parë ndryshe edhe nga koha kur keni qeverisur ju e keni edhe nga opozita. Ky vullnet politik duhet përkthyer në angazhime konkrete dhe punë konkrete. Ne nuk mund të fshihemi pas vetos së Bullgarisë, nuk mund të fshihemi as pas proceseve që janë jashtë dorës sonë duhet të bëjmë punën tonë këtu, të ecim përpara dhe pavarësisht një date që ndoshta nuk është në dorën tonë.
Taulant Ballaiu kundërpërgjigj, se Shqipëria nuk fshihet pas vetos së Bullgarisë pasi kjo e fundit e ka shprehur qëndrimin e saj që me Shqipërinë nuk ka asgjë.
Ministrja Xhaçka theksoi se arritjet e vendit tonë janë pranuar në mënyrë unanime nga 27 vende të BE dhe se Shqipëria vijon të mbetet një dëm kolateral i mosmarrëveshjes Bullgari-RMV.
Olta Xhaçka: Qeveria shqiptare ka vazhduar me përkushtim dhe dedikim zbatimin e programit ambicioz të reformave gjithëpërfshirëse, duke përmbushur të gjitha kërkesat nga Këshilli për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare. Kjo do të thotë se i kemi kryer të gjitha “detyrat e shtëpisë” në reformën zgjedhore, reformën në drejtësi, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, reformat në lidhje me respektimin e të drejtave dhe lirive themelore, etj. Kushtet janë plotësuar dhe kjo u pranua dhe u vlerësua nga raporti i Komisionit, në tetor 2021, dhe po ashtu nga të gjitha vendet anëtare. Në këtë mënyrë, e kemi dëshmuar veten si një partner i besueshëm i BE-së.