Drejtuesi politik i LSI-së në Qarkun e Beratit, Ardit Çela, prezanton kandidaten për deputete, Esmeralda Qirko.
Në një postim në “Facebook”, Çela thekson se Qirko është intelektuale, si dhe një përfaqësuese e jashtëzakonshme e vlerave dhe qytetarisë beratase.
Postimi i Ardit Çelës në “Facebook”:
Kënaqësi e veçantë sot për mua dhe LSI Berat, të prezantonim Znj. Esmeralda Qirko, përfaqësuesen e ardhshme të LSI në Parlamentin e ardhshëm.
Znj. Qirko është një intelektuale, një përfaqësuese e jashtëzakonshme e vlerave dhe qytetarisë beratase.
Znj. Esmeralda Qirko është një grua me kurajo, energjike, dhe ne jemi të bindur se do të jetë përfaqësuese e denjë e qytetarisë dhe gruas beratase, e sipërmarrjes së ndershme, e sidomos edhe e biznesit fason.
Si mësuese e matematikës, Esmeralda ka shërbyer në misionin fisnik të mësimdhënies për vite me radhë në Berat. Prej rreth 27 vitesh, ajo kontribuon në sektorin e biznesit fason dhe është një nga sipërmarrëset më të suksesshme e të ndershme të këtij sektori që punëson me mijëra familje në Berat e në të gjithë Shqipërinë.
Sot është një ditë e bukur për LSI.
Sot është një ditë e bukur për Beratin.
Vazhdojmë me vendosmëri rrugën tonë!
LSI rritet përditë!
Me energji pozitive, me ekipin e duhur, me programin më të mirë, për ta bërë Beratin dhe Shqipërinë shtëpinë tonë!