Aktualitet

Inteligjenca Artificiale/ Microsoft zëvendëson gazetarët me robotë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:28 - 30/05/20 |
mapo.al

Microsoft do të zëvendësojë dhjetëra gazetarë me kontratë në faqen e tij të internetit MSN dhe të përdorë sisteme të automatizuara për të përzgjedhur lajmet, raportet e mediave amerikane dhe britanike. Kurimi i shkrimeve nga organizatat e ndryshme të lajmeve dhe përzgjedhja e titujve për faqen e MSN aktualisht bëhet nga gazetarët.


Inteligjenca artificiale do të kryejë këto detyra të prodhimit të lajmeve, thanë burime për Seattle Times. Microsoft tha që kjo ishte pjesë e një vlerësimi të biznesit të saj.


Gjigandi i teknologjisë amerikane tha në një deklaratë: “Ashtu si të gjitha kompanitë, ne vlerësojmë biznesin tonë në mënyrë të rregullt. Kjo mund të rezultojë në rritje të investimeve në disa vende dhe, herë pas here, ridimensionim në të tjerat. Këto vendime nuk janë rezultat i pandemisë aktuale.


Microsoft-i, ashtu siç disa kompani të tjera të teknologjisë, paguan organizatat e lajmeve për të përdorur përmbajtjen e tyre në faqen e saj të internetit.


Por Microsoft, i punëson gazetarët të vendosin se cilat lajme do të shfaqen dhe se si do të paraqiten. Rreth 50 prodhues të lajmeve me kontratë do të humbasin punën e tyre në fund të qershorit, raporton Seattle Times, por një ekip gazetarësh me kohë të plotë do të mbetet.


Është demoralizuese të mendosh që makinat mund të na zëvendësojnë, por ja që ndodh,” i tha gazetës një prej punonjësve që pritej të shkurtohej.

Disa gazetarë të larguar nga puna paralajmëruan se inteligjenca artificiale mund të mos jetë plotësisht e njohur me udhëzimet e rrepta editoriale dhe mund të përfundojë duke nxjerrë lajme të papërshtatshme. Njëzet e shtatë nga ata që humbasin punën e tyre janë të punësuar nga PA Media në Mbretërinë e Bashkuar, raporton Guardian.

Një gazetar i cituar në letër thoshte: “Unë e kaloj gjithë kohën time duke lexuar se si automatizimi dhe AI (Inteligjenca Artificiale) do të marrin të gjitha punët tona, tani është radha e punës sime.

Microsoft është një nga shumë kompani të teknologjisë që eksperimenton me format e të ashtuquajturës gazetari robotike për të ulur kostot. Google gjithashtu po investon në projekte për të kuptuar se si mund të funksionojë. /BBC/

/Përktheu: Mapo.al/


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas