Aktualitet

Inter e nis vitin me një super fitore, Lukaku frikëson Conte-n








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:29 - 03/01/21 |
mapo.al

Janari ka qenë muaji më i vështirë i Interi-t përgjatë viteve të fundit, por këtë herë duket se do të jetë ndryshe.



Skuadra e Conte-s e vazhdoi kampionatin atje ku e kishte lënë, te fitoret, madje tek e teta radhazi.


 



Zikaltrit mundën me rezultatin e thellë 6-2 Crotone-n, në një ndeshje e cila u duk se do të krijonte probleme për Inter pas disavantazhit në minutën e 12-të.



Inter barazon brenda pjesës së parë dhe në të dytën shënon katër gola, tre nga të cilët me anë të Martinez, të cilat i dhurojnë suksesin e radhës dhe e ngjisin përkohësisht në vendin e parë të klasifikimit në Serie A.


1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas