Inter ka marrë një fitore bindëse 5-2 në fushën e Benevento-s dhe ka ka kapur Milan-in dhe Napoli-n në kreun e renditjes së Serisë A.
Ka qenë gjithçka e lehtë për skuadrën e Antonio Conte-s që ka siguruar tri pikët ndaj ekipit të Pippo Inzaghi-t në harkun e 28 minutave, me golat e shënuar nga Lukaku (1′, 28′) dhe Gagliardini (25′).
Goli i shënuar nga Lukaku pas 28 sekondash ka qenë edhe më i shpejti për Inter-in që nga sezoni 2004/05 i Serisë A.
Caprari (34′) ka ngushtuar përkohësisht diferencat, por Hakimi (42′) ka shënuar golin e katër në fundin e pjesës së parë.
Marokeni ka qenë protagonist edhe në rastin e golit të parë, me asistin e dhënë për Lukaku-n. Ish-ylli i Real-it dhe Dortmund-it është bërë lojtari i parë i Inter-it që jep dy asiste në dy ndeshjet e para të luajtura me zikaltrit në Serinë A që nga Houssine Kharja në 2011-ën.
Edhe ai markoen.
Lautaro Martinez (71′) ka shënuar golin e pestë për milanezët, ndërsa Caprari (76′) ka realizuar golin e dytë personal dhe ka fiksuar shifrat në 5-2.