Pas të martës, e mërkura rezervon 8 ndeshje të tjera magjikë në Champions League të vlefshme për raundin e tretë në grupe. Më me shumë interes pritet sfida e Grupit F mes Interit dhe Borusia Dortmund, rezultati i të cilës përcakton shumë fatet e dy skuadrave.
Zikaltërit pas dy ndeshjeve të para kanë vetëm një pikë dhe ndaj gjermanëve synohet vetëm fitorja. Një humbje i nxjerr praktikisht jashtë kompeticionit, por para sfidës trajneri Conte ka deklaruar:
“Dortmund është një ekip më i fortë se sezonin e kaluar, duhet të jemi të kujdesshëm që mos t’ju lejojmë shumë hapësira, sepse kanë lojtarë të shpejtë në sulm. Ne na duhet të mos bëjmë gabimet e Sassuolo-s dhe të përpiqemi të bëjmë maksimumin.”
Për këtë sfidë Interi nuk do të ketë në dispozicion Stefano Sensi-n dhe Alexis Sanchez, ndërsa te Dortmund mungon kapiteni Reus, Paco Alcaser dhe Schmelzer. Ndeshja tjetër e këtij grupi është ajo mes Slavia Praga-s dhe Barcelonës, e cila do tre pikër me golavarazh për t’u konfirmuar në krye.
Në Grupin E, Liverpool i vendit të tretë luan në transfertë ndaj Genk dhe në këtë 90 minutësh kampionët e Europës nuk synojnë asgjë tjetër veçse tre pikëve. Ndërkohë Napoli kryesues pas barazimit me belgët sonte mat forcat në transfertë ndaj austriakëve të Salzburg.
Me shumë interes janë edhe ndeshjet e Grupit H, aty ku Ajax-i kryesues pret Chelsea-n që sonte ka një sërë mungesash, si Barkey, Chrustensen, Cante, Loftus Cheek dhe Rudiger. Takimi tjetër i këtij grupi luhet në Francë mes Lille dhe Valencia.
Sfida e tjera të mbrëmjes së sotme do të jenë mes Zenitit-Leipzing dhe Benfica-Lyon, të vlefshme për Grupin G.