Pas kualifikimit në Champions League, Inter-i është futur fuqishëm në merkato. Deri më tani zikaltërit kanë firmosur me Lautaro Martinez, Stefan de Vrij dhe Këadëo Asamoah për sezonin e ri, ndërkohë që goditjet nuk janë mbyllur këtu.
Sipas të përditshmes italiane “Gazzetta dello Sport” trajneri i Inter-it, Luciano Spalletti kërkon të paktën dy blerje të reja, megjithëse ato duhet të vijnë pas 30 qershorit, data që klubi duhet të raportojë financat te UEFA.
Spalletti e sheh si jetësore blerjen e një sulmuesi anësor dhe është i çmendur pas talentin e Fiorentinës, Federico Chiesa, të cilin e sheh si e ardhmja e futbollit.
Por dëshirat e Spalletti nuk përfundojnë këtu, pasi italiani kërkon dhe një lojtar të nivelit të lartë në mesfushë dhe i ka vënë syrin Moussa Dembele të Tottenham Hotspur.
Në ditët e ardhshme pritet të shikohet nëse këto ide do të mbeten vetëm në letër apo do të kthehen në realitet.