Aktualitet

Inter pa mëshirë ndaj Sampdorias, Sanchez shënon por edhe “skuqet”














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:42 - 28/09/19 |
mapo.al

Interi ka arritur të marrë fitoren e gjashtë radhazi në kampionat, duke mundur këtë herë Sampdorian në një transfertë mjaft të vështirë. Zikaltërit kanë arritur të triumfojnë me rezultatin 1-3, ndeshje kjo e vendosur më shumë në pjesën e parë.






Ka qenë sërish Stefano Sensi protagonist me një gol nga jashtë zone në minutën e 20, ndërkohë që vetëm 2 minuta më vonë ka asistuar për Sançezin i cili me portën thuajse të boshatisur, nuk e ka pasur shumë të vështirë të çonte topin në rrjetë. Sançez që zhvilloi ndeshjen e tij të parë si titullar me Interin, është ndëshkuar me karton të kuq vetëm një minutë pasi ka nisur pjesa e dytë, duke marrë kartonin e dytë të verdhë.


Në minutën e 55, Janko ka rihapur ndeshjen me një gol mjaft të bukur brenda zone, teksa për të vulosur takimin ka menduar Galiardini. Mesfushori italian ka arritur të realizojë golin e tretë pas një pasigurie të portierit vendas. Me këtë fitore, Interi mban kryesimin me 2 pikë më shumë se Juventusi, ndërkohë që me bardhezinjtë do të përballet javën e ardhshme. /VipSport.al/







Sampdoria – Inter 1-3
55′ Janko / 20′ Sensi, 22′ Sançez, 61′ Galiardini




1




Etiketa: , , ,

Pas