Zyrtarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka publikuar përgjimet e sekserit të Ndragheta-s, Antonio Gallo, ku zbulohet synimi për të shtruar apo pastruar paratë e mafias italiane në Shqipëri.
Në një postim në “Facebook”, Tabaku shkruan se qeveria aktuale është më e keqja në historinë e vendit, dhe më e korruptuara, teksa i mëshon premtimeve të pambajtura dhe boshe të kryeministrit Edi Rama për luftën e ashpër ndaj pasurive të krimit.
“Në 25 prill ne do të sjellim ndryshimin për të cilin Shqipëria ka kaq shumë nevojë” – shprehet Tabaku, teksa i referohet zgjedhjeve.
LEXO EDHE:
“Me ryshfet në Ministri”/ Interesat e Ndraghetës për biznes në Shqipëri