Sport

Interi dhe Atletico në garë për Hysajn, dy oferta zyrtare te Napoli














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:30 - 28/05/19 |
ro ot

Elseid Hysaj duhet të ndryshojë ekip gjatë merkatos së verës. Presidenti Aurelio de Laurentiis e ka deklaruar publikisht se kërkon një tjetër mbrojtës krahu, ndërsa napolitanët janë duke arritur marrëveshjen me Empolin për Giovanni Di Lorenzo. Afrimi i tij i hap derën e largimit Hysajt.






Mediet italiane raportojnë se Interi dhe Atletico Madridi kanë shfaqur interes për futbollistin. Ata duan që ta marrin mbrojtësin shqiptar. Tuttosport shkruan se në zyrat e Napolit ka ardhur oferta e parë e Atleticos që është 20 milionë euro për shqiptarin, por napolitanët duan 40 milionë euro.


Interi po interesohet gjithnjë dhe më shumë për shkodranin. Danilo i Manchester City-t duket një pistë më e vështirë se Hysaj, prandaj dhe vëmendja është kthyer te 25-vjeçari. Shqiptari e njeh dhe kampionatin italian, prandaj ka dhe më shumë siguri.

Lexo edhe :  'Njerëz të zgjuar', pa nisur mirë lidhja mos filloni të...






1







Etiketa: , ,

Pas