Kryesore

Interi fiton Superkupën e Italisë duke mposhtur Juventusin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 00:02 - 13/01/22 |
mapo.al

Interi fiton trofeun e parë të sezonit duke mposhtur rivalët e Juventusit me rezultatin 2-1 në sekondat fundit të 120 minutave lojë






Në “San Siro” ndodhi gjithçka që nga polemikat, golat dhe në fund e vendos Alexis Sanchez.


Ndeshja nisi më mirë për zikaltërit që sulmuan vazhdimisht për të gjetur menjëherë golin ndërsa pati polemika për një ndërhyrje të Chiellinit ndaj Barella që nuk u pa si penallti. Në momentin më të mirë të zikaltëve, bardhezinjtë kalojnë të parët në avantazh me McKennie me kokë ndërsa në 33’ ndërhyrja e De Siglio ndaj Dzeko nuk mund të shmangej dhe VAR konfirmon penallti. Lautaro Martinez nuk gabon dhe vë barazpeshën teksa fraksioni i dytë foli sërish më mirë për skuadrën e Inzaghit.







Gjithsesi asnjë prej ekipeve nuk gjeti dot rrjetën duke çuar skuadrat në shtesë dhe në 30 minuta lojë megjithëse Interi po bënte më mirë, askush nuk po shënonte deri kur në aksionin e fundit, Darmian vjedh një top që shkon te këmbët e Alexis Sanchez i cili nuk gabon.




Për Interin është trofeu i gjashtë në histori i Superkupës dhe sonte e merituan plotësisht këtë sukses.



84



CLOSE
CLOSE
Pas