fbpx

Aktualitet

Interi i falet Sensit, merr kreun e Seria A, Barcelona bën “manita”





               Publikuar në : 08:05 - 15/09/19 |
mapo.al

Një karton i kuq, një gol për tre pikë. Interi merr fitoren e tretë në kampionat, teksa mposhti 1-0 Udinesen. Dalja me karton të kuq e Rodrigo de Paul në minutën e 35-të i dha frymëmarrje të besuarve të Antonio Contes.


Ishte më i shkurti në fushë, Stefano Sensi i cili mori rolin e një bomberi të vërtetë. Shkurtabiqi mori një top të bukur nga Godin në zemër të mbrojtjes mike dhe me kokë realizoi golin e fitores. Në minutat e mbetura, Inter u mundua të administrojë rezultatin, ndërsa nga ana tjetër Udinese me 10 futbollistë ishte pafuqishme për të çarë murin e ndërtuar nga Conte.



Pas tre javëve të para, Inter është e vetmja skuadër që numëron tre fitore, teksa gjendet në kuotën e 9 pikëve në vend të parë, por me rivalët që kanë edhe një takim për të zhvilluar. Ndërkaq, Udinese “mbahet” fort pas fitores me Milanin në debutim, ku ajo fitore 1-0 i mban në vendin e 14-të me 3 pikë.


Barcelona e pathyeshme në Camp Nou
Barcelona është rikthyer përsëri tek fitorja e këtë herë bind me rezultatin 5-2 ndaj Valencias. Për blaugranasit mungonte dhe ylli i skuadrës, Lionel Messi i cili është i dëmtuar por që nuk përbën problem për ta.

Serinë e golave e hap talenti 16 vjeçar Ansu Fati, i cili shënoi që në minutën e 2’ me një asist të De Jong. Nuk vonon më shumë ku në minutën e 7’ protagonistë janë përsëri dyshja Fati-De Jong por është Fati ai që asistoi për holandezin.

Në minutën e 27’ Kevin Gameiro ngushtoi rezultatin në 2-1 me të cilën mbyllet dhe pjesa e parë. Pjesa e dytë nis me gol për Barcelonën me Pique që trefishoi rezultatin.

“Stafeta” i kalon Suarez-it i cili u aktivizua në minutën e 60’. Ai shënoi 2 gola duke plotësuar kështu “Manita” në Camp Nou. Në minutën e 92’ Valencia shënoi golin e dytë me anë të Maximiliano Gomez, një gol që i shërben vetëm për statistikë.

Momentalisht Barcelona renditet në vendin e katërt në kuotën e 7 pikëve. Katalanasit do të ndeshen në mesjavë me Dortmund për Uefa Champions League ndërsa në fundjavë do të përballen me Villareal.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas