Interi e nis këtë vit me këmbën e mbarë.
Zikaltërit mposhtën me një rezultat ‘tenistik’ në San Siro skuadrën e Crotones teksa njeriu i ndeshjes ishte padyshim Lautaro Martinez.
6-2 përfundoi sfida teksa të parët ishin miqtë e Crotones që shënuan me një aksion model. Më pas Inter do përmbyste rezultatin, por falë një penalltie Crotone do të barazonte në 2-2.
Pjesa e dytë foli vetëm për Interin teksa Lautaro do të plotësonte tripletën e tij, ndërsa vend për gol do kishte dhe për Lukakun dhe Hakimin, kurse Luca Marrone ndihmoi zikaltërit në pjesën e parë me një autogol.
Me këtë fitore Inter konfirmon formën e shkëlqyer në Seria A duke marrë fitoren e 8 radhazi, kurse provizorisht rimerr kreun e kampionatit dy pikë më shumë se Milan.