Interi do të luajë një sfidë mjaft të fortë kundër Napolit në San Paolo. Trajneri Antonio Conte duhet të kalojë me sukses këtë sfidë zjarri që do të nisë në orën 20:45. Tekniku italian ka bërë me dije zgjedhjet e tij për formacionin që do të hedhë në fushën e lojës.
Skriniar, De Vrij dhe Bastoni preferohen në mbrojtje me Godin që do ta nisë nga stoli. Lukaku dhe Lautaro janë lokomotivat e Interit për këtë sfidë, ndërsa surpriza e madhe vjen nga stoli. Alexis Sanchez është rikthyer dhe do të jetë i gatshëm për teknikun e tij. Kiliani mund të marrë disa minuta. Sensi do ta nisë nga stoli, pavarësisht se u mendua si titullar, Conte nuk do të rrezikojë me futbollistin.
📢 | FORMAZIONE
Ecco il primo undici titolare scelto da Antonio Conte per il 2⃣0⃣2⃣0⃣! #NapoliInter #FORZANTER ⚫️🔵⚫️🔵 pic.twitter.com/COkGpvzcE8
— Inter (@Inter) January 6, 2020
Gennaro Gattuso ka publikuar formacionin titullar dhe i ka habitur të gjithë. Rino ka vendosur të aktivizojë nga minuta e parë Hysajn. Shqiptari do të ketë shansin e artë të tregojë se pse duhet t’i besohet atij. Numri një i stolit nuk ka një grup të plotë, pasi vuan mungesa të rëndësishme si ajo e Kalidou Koulibaly, Nikola Maksimovic, Dries Mertens, Faouzi Ghoulam dhe Kevin Malcuit. Formacioni 4-3-3 i vendasve do të jetë i arnuar sot.
📌 StartingXI: Meret, Hysaj, Di Lorenzo, Manolas, Mario Rui, Fabian, Allan, Zielinski, Callejon, Milik, Insigne.
⚽ #NapoliInter
🏆 #SerieATIM
💙 #ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/X34SaqDFHP— Official SSC Napoli (@sscnapoli) January 6, 2020