Interi ka shënuar 3 gola të shpejtë ndaj Sampdorias. Vetëm 3 minuta nga fillimi i pjesës së dytë ishte Ivan Perisic ai i cili dërgoi topin në rrjetë duke kaluar “zikaltërit” në avantazh.
Ndërkohë në minutën e 55’ ishte Joaquin Correa ai i cili dyfishoi shifrat ndaj Sampdorias.
Një gol tjetër i shpejtë erdhi për Interin. Ishte sërish Correa ai që mendoi për skuadrën duke e çuar rezultatin në 3-0.