Tuesday, May 24, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Intervista/ Aida Keçi: Pse antibiotikët nuk përdoren për gripin

by ro ot
08/11/2019
in Aktualitet, Kryesore, Sociale
0

Efektet anësore të shkaktuara nga antibiotikët mund të jenë të lehta dhe kalimtare, por ka raste kur komplikohen; efektet të tilla nisin që nga alergjitë, çrregullime gastrointestinale, ndryshime në funksionin hepatik dhe renal, shfaqje të mykut.

Nën presionin e firmave farmaceutike dhe falë përfitimeve që marrin prej tyre, mjekët gjithnjë e më shumë përshkruajnë receta me antibiotikë, ndonëse në shumicën e rasteve janë të panevojshme. Nga ana tjetër janë të shumta rastet kur edhe vetë qytetarët u drejtohen farmacive për të marrë antibiotikë. Mirëpo nga keqpërdorimi dhe mbipërdorimi i tyre, shumë infeksione nuk po arrijnë të trajtohen sepse mikrobet shfaqin rezistencë ndaj antibiotikëve, duke kthyer në problem kurimin e tyre.

Në një intervistë për “Mapo” farmakologia Msc.Aida Keçi, shpjegon rastet kur përdoret një antibiotik dhe pse në rastet e infeksioneve virale apo siç njihet, gripi nuk duhet të përdoret antibiotiku. Sipas farmakologes Keçi duhet treguar kujdes në përdorimin e antibiotikëve sepse efektet anësore të tij prekin gjithë organizimin tonë, duke dëmtuar rëndë sistemin imunitar, gastrointenstinal e deri atë nervor.

Çfarë janë antibiotikët dhe si përzgjidhen ato?

Keçi: Antibiotikët janë barna antimikrobiale të cilat vrasin dhe parandalojnë rritjen e baktereve dhe disa infeksioneve kërpudhore. Përdoren për mjekimin e infeksioneve bakteriale, kërpudhore dhe atyre nga parazitët. Përzgjedhja e terapisë me antibiotikë përbën sintezën e të gjithë të dhënave (klinike dhe laboratorike). Këto të dhëna konsistojnë në marrjen saktë të anamnezës në vlerësimin klinike të rastit bashkangjitur të gjeneve laboratorike që lidhen me procesin infektiv si dhe me organizimin dhe në organizimin në përgjithësi. Vlerësimi kritik i ecurisë së terapisë në pjesën më të madhe të rasteve duhet të justifikoj përzgjidhen e tij. Mos respektimi i këtyre kërkesave mund të çojë në konkluzione që përmblidhen rreth idesë se “antibiotiku më i fortë është më i miri”, duke hapur rrugën e përdorimit abuziv të antibiotikëve me pasoja negative në trajtimin e infeksionit e më gjerë.
Mjeku dhe farmacisti duhet ta trajtojë me kujdes këtë gjendje të rëndësishme duke u mbështetur në njohjen e procesit infeksioz dhe vetive të antibiotikëve.

Kur marrim një antibiotik, ku gabojmë; te doza, mënyra apo shpeshtësia e tyre?

Keçi: Keqpërdorimi i antibiotikëve konsiston në marrjen e tyre pa u bërë një vlerësim i saktë i gjendjes infeksioze, pra në marrjen e gabuar të tyre. Një tjetër formë e keqpërdorimit të antibiotikëve është edhe në rastin kur pacientët nuk respektojnë orarin e marrjes(intervalin nga doza në dozë) kohën e administrimit (para ose pas ushqimit) dhe zgjatjen ditore të përdorimit (përdorimi për një kohë më të shkurtër ose më të gjatë) nga sasia e përcaktuar nga mjeku.

Çfarë efektesh anësore mund të shkaktojnë antibiotikët?

Keçi: Gama e efekteve anësore të shkaktuara nga anabiotikët është shumë e gjerë. Ato shpesh janë të lehta dhe kalimtare, por ka raste kur komplikohen. Si efekte të padëshirueshme mund të përmendim mbindjeshmërinë ndaj antibiotikut që mund të manifestohet në reaksione alergjike si kruajtje, urtikarie, eritemë multiforme etj. Më pas kemi çrregullime gastrointestinale, si: të përziera, të vjella, diarre, kapsllëk. Në efektet e sistemit nervor qendror, përmendim: dhimbje koke, marrje mendsh, parestezi. Mund të vërehen ndryshime në funksionin hepatik dhe renal të cilat manifestohen me ndryshime laboratorike, (rritje kalimtare të vlerave të uresë, kreatinës, fosfatazave alkaline, transaminazave dhe jo në pak raste mund të vërehet trombocitopeni). Shpesh përdorimi i zgjatur i antibiotikëve shkakton shfaqjen e mykut. Disa faktorë që ndikojnë nëefektet anësore të antibiotikëve janë edhe mosha, gjinia, gjendja patologjike dhe ajo psiko-emocionale e pacientit.

Në cilat raste nuk duhet të rekomandohet përdorimi i antibiotikëve?

Keçi: Në rastet e infeksioneve virale dhe në ato që njihen si gjendje gripale të cilat shoqërohen me temperaturë, djersitje, dhimbje trupore dhe debulesë, të cilat zakonisht e zgjasin 3-5 ditë, në të tilla raste nuk duhet të përdoret antibiotiku. Këto simptoma në shumicën e rasteve kalojnë pa u komplikuar dhe në këto raste si pacientë-si mjekët duhet të tregohen të kujdesshëm në mospërdorimin e menjëhershëm të antibiotikëve.

Për cilat sëmundje ka rrezik për rezistencë ndaj antibiotikëve?

Keçi: Përdorimi i gjerë dhe pa kriter i antibiotikëve vepron si një ndër faktorët më të fuqishëm në përhapjen e rezistencës bakteriale. Trajtimi meantibiotik asgjëson ose frenon shumëzimin e baktereve të ndjeshëm ndajtij, ndërkohë që nuk arrin të veproj në mutantetrezistente si dhe në florën bakteriale rezistente. Efekti selektues i baktereve rezistente nga presioni i antibiotikëve është elementi bazë në përhapjetë rezistencës bakteriale. Frekuenca e shtamaverezistent është maksimale në mjediset spitalore. Veçanërisht në repartet e Djegies, Përkujdesit Intensiv dhe Urologjisë. Në ditët tona ky është një problem madhorpër vetë faktin se në tre dekadat e fundit janë zbuluar vetëm dy antibiotikë të rinj, ndërkohë qëevolucioni bakterial është me hapa galopantë. Kjo do të thotë që bakteret po fitojnë luftën me antibiotikët, gjë që është kërcënuese.

***

Efektet anësore të antibiotikëve

Efekteve anësore të shkaktuara nga anabiotikët mund të jenë të lehta dhe kalimtare, por ka raste kur komplikohen. Si efekte të padëshirueshmemund të manifestohen me reaksione alergjike si; kruajtje, urtikarie, eritemë multiforme etj. Më pas kemi çrregullime gastrointestinale, si: të përziera, të vjella, diarre, kapsllëk. Në efektet e sistemit nervor qendror, përmendim: dhimbje koke, marrje mendsh, parestezi. Mund të vërehen ndryshime në funksionin hepatik dhe renal të cilat manifestohen me ndryshime laboratorike, (rritje kalimtare të vlerave të uresë, kreatinës, fosfatazave alkaline, transaminazave dhe jo në pak raste mund të vërehet trombocitopeni). Shpesh përdorimi i zgjatur i antibiotikëve shkakton shfaqjen e mykut. Disa faktorë që ndikojnë nëefektet anësore të antibiotikëve janë edhe mosha, gjinia, gjendja patologjike dhe ajo psiko-emocionale e pacientit.

Tags: abuzimiaidaAntibiotikdemegripKeçinuk perdoren

JU SUGJEROJME

Bënte thirrje për përkrahje të luftës në Siri, arrestohet 56-vjeçari në Kukës
Aktualitet

Bënte thirrje për përkrahje të luftës në Siri, arrestohet 56-vjeçari në Kukës

24/05/2022
Del fotoja e efektivit që qëlloi për vdekje kolegun brenda komisariatit
Aktualitet

Del fotoja e efektivit që qëlloi për vdekje kolegun brenda komisariatit

24/05/2022
Motoçikleta del nga rruga: Vdes 29-vjeçarja, do të martohej në korrik
Bota

Motoçikleta del nga rruga: Vdes 29-vjeçarja, do të martohej në korrik

24/05/2022
Selami Xhepa: Personat me të ardhura të larta mund të taksohen 28%
Economi

Selami Xhepa: Personat me të ardhura të larta mund të taksohen 28%

24/05/2022
Next Post
Enti Rregullator i Energjisë: Njoftim

Enti Rregullator i Energjisë: Njoftim

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Bënte thirrje për përkrahje të luftës në Siri, arrestohet 56-vjeçari në Kukës
  • Bastet/ Seria A çon dy në pranga, dy të tjerë në kërkim
  • Del fotoja e efektivit që qëlloi për vdekje kolegun brenda komisariatit
  • Motoçikleta del nga rruga: Vdes 29-vjeçarja, do të martohej në korrik
  • Selami Xhepa: Personat me të ardhura të larta mund të taksohen 28%



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In