Gent Cakaj u refuzua nga presidenti Ilir Meta për të marrë postin e rëndësishëm të Ministrit të Jashtëm. Pavarësisht se po bëhen ditë të tëra që media po zien për emrin e tij, vetë Gent Cakaj ka ruajtur një profil të ulët, pa asnjë dalje publike.
Edhe pse ka folur shumë rrallë, në fakt një intervistë e tij shërbeu që presidenti të përgatiste argumentet për rrëzimin e kandidaturës së tij.
Në faqen e Ministrisë së Jashtme akoma nuk ka një foto apo CV të 28-vjeçarit kosovar.
Rama si ministër i Jashtëm? Skenarët e mundshëm të PS pas refuzimit të Cakajt
Megjithatë, Cakaj e ka dhënë një intervistë për gazetën Mapo në fillim të tetorit të shkuar, ku flet për procesin e integrimit të vendit. Lexojeni më poshtë intervistën:
Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Genti Cakaj flet për ecurinë e procesit të integrimit:
Z.Cakaj, takimi i 27-28 shtatorit i këtij viti shënoi fillimin e punës teknike të negociatave të anëtarësimit me kapitullin e 23-të të “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore”, i pari i një serie takimesh që do të zhvillohen me Komisionin Evropian për kapituj të ndryshëm të negociatave të anëtarësimit. A keni bërë ju një analizë të parë të nevojave që i paraprin këtij procesi teknik dhe nëse po, ku fokusohet ajo, cilat janë pikat kryesore? Çfarë përbën prioritet për Shqipërinë në këtë proces?
Fillimi i procesit të ‘screening’ (apo faza e skanimit të gjendjes ekzistuese në fushën e legjislacionit krahasuar me atë acquis communataire të BE-së) është një moment i rëndësisë së dyfishtë për Shqipërinë.
Nga njëra anë, pavarësisht faktit se Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme e ka përcaktuar qershorin e vitit 2019 si horizontin e ardhshëm kohor për hapjen zyrtare të negociatave për anëtarësim me Shqipërinë, ai ka autorizuar Komisionin Evropian për të ndërmarrë të gjitha përgatitjet e domosdoshme në funksion të vetë hapjes së negociatave. Thënë ndryshe, përkundër se hapja formale e negociatave është shtyrë për një periudhë të specifikuar kohore, Shqipëria tashmë është involvuar zyrtarisht në fazën fillestare të njoftimit me legjislacionin evropian, diçka që pothuajse të gjitha vendet e tjera paraprakisht e kanë bërë vetëm pas hapjes formale të negociatave. Në këtë kuptim, pra, vlen të theksohet se mënyra se si ka filluar screening për Shqipërinë përmbajtësisht e ka vendosur atë në praktikat fillestare/ përgatitore për negocim.
Nga ana tjetër, vetë procesi i screening mbart një potencial të konsiderueshëm reformator në avancimin e legjislacionit vendor drejtë atij evropian. Thënë përgjithësisht, thelbi i këtij procesi është evidentimi i gjendjes së përgjithshme sa i përket përputhjes së legjislacionit shqiptar me atë të BE-së. Shqipëria aktualisht ndodhet në fazën shpjeguese të këtij procesi që konsiston në njoftimin me legjislacionin evropian sipas fushave të caktuara – siç është rasti me Kapitullin 23 (Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore), që ishte subjekti kryesor i takimeve të datës 27-28 shtator në Bruksel. Pas hapjes formale të negociatave për anëtarësim, procesi pastaj gradualisht evoluon nga faza shpjeguese te ‘screening bilateral’ që shqyrton shkallën e përputhshmërisë të legjislacionit vendor me atë të BE-së dhe identifikon vështirësitë përkatëse dhe mundëson planet e veprimit të përafrimit legjislativ. Sidoqoftë, Shqipëria tashmë është mobilizuar maksimalisht në nivel të grupeve teknike për të utilizuar kohën në dispozicion deri te hapja e negociatave. Për shembull, përderisa në rastin e Serbisë dhe Malit të Zi procesi i ‘screening bilateral’ ka vazhduar afërsisht edhe një vit pas hapjes formale të negociatave, sfida ultimative e Shqipërisë është përgatitja paraprake në mënyrë që ‘screening bilateral’ të mbyllet sa më parë dhe, si rrjedhojë, të procedohet sa më shpejt me negocimin e kapitujve të veçantë.
Në fund, vlen të theksohet se procesi i screening në përgjithësi është vetëm një prej shtyllave teknike në angazhimet përgatitore të Shqipërisë për hapjen e negociatave. Për shkak të kufizimeve editoriale, këtu po përmend sipërfaqësisht edhe tri procese paralele të rëndësisë qendrore: 1) implementimi i planit të veprimit për zbatim të konkluzioneve të Këshillit (me theks të veçantë paragrafin nr. 54 të këtij dokumenti) dhe rekomandimeve të Komisionit (nga Prilli i këtij viti) si kusht fundamental për procedim të mëtejmë në procesin e integrimeve evropiane; 2) ngritja e strukturave shtetërore përgjegjëse për zhvillimin e negociatave dhe përfundimin e traktatit të aderimit të Republikës të Shqipërisë në BE si faktor esencial për procesin në fjalë në përgjithësi dhe zgjerimin e kapaciteteve operative dhe institucionale për integrimin në veçanti; 3) intensifikimi i dialogut politik me shtetet dhe institucionet e BE-së në përgjithësi dhe veçanërisht me shtetet anëtare që kanë shfaqur një qasje relativisht skeptike lidhur me mundësinë e hapjes së menjëhershme të negociatave me Shqipërinë. Ky kuadër aktivitetesh, pra, në thelb, është pjesë e një ndërmarrjeje më të gjerë dhe tepër intensive në funksion të hapjes të negociatave vitin e ardhshëm për Shqipërinë.
Vijon përplasja Rama-Meta për ministrin e Jashtëm, presidenti nuk do…
Cili është kapitulli më voluminoz dhe më i vështirë në këndvështrimin tuaj në këta 12 muaj kohë që ka Shqipëria, para një vendimi për hapjen (ose jo) të negociatave të integrimit midis BE-së dhe Shqipërisë në qershor të vitit 2019?
Fillimisht një sqarim paraprak duket se është i nevojshëm:
Kalendari i takimeve shpjeguese për screening të të gjithë kapitujve integralë të acquis është përcaktuar nga Komisioni pavarësisht vendimit të ardhshëm të Këshillit për hapje të negociatave [sipas afateve tentative ato vijojnë afërsisht deri në shtator të vitit të ardhshëm]. Pra, ndonëse cikli i takimeve shpjeguese të legjislacionit europian është një komponent thelbësor në zhvillimin e procesit negociator në përgjithësi, roli i tyre nuk është në mënyrë inherente i lidhur me hapjen e negociatave vitin tjetër. Sidoqoftë, pavarësisht këtij parimi formal, plotësimi i masave të parashtruara në vendimin e Këshillit që ndërlidhen me konsolidimin e rezultateve të Reformës në Drejtësi, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ngritjen e mekanizmave të specializuar të drejtësisë, siç është Struktura Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Byroja Nacionale e Hetimeve, ndër të tjera, janë pjesë qenësore e çështjeve që mbulon Kapitulli 23 (Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore) dhe Kapitulli 24 (Drejtësia, Liria dhe Siguria).
Vëllimi kryesor i angazhimeve të Shqipërisë përgjatë këtij procesi pritet të jetë i lidhur ngushtësisht pikërisht me këto dy shtylla të ligjeve dhe praksave evropiane. Sidoqoftë, kjo nuk është një problematikë ekskluzive për Shqipërinë por Ballkanin Perëndimor në përgjithësi. Në të vërtetë, fokusi primar i BE-së në drejtësi, siguri dhe liritë themelore pasqyron edhe evoluimin gradual të qasjes të BE-së në vetë procesin e zgjerimit. Duke qenë e ballafaquar me disa prirje për prapakthim në sundimin e shtetit të së drejtës prej disa vendeve anëtare sidomos pas valëve të zgjerimit në Europën Qendrore dhe Lindore, BE tashmë ka adaptuar doktrinën ‘fundamentals first’. Pra, vëmendja kryesore është në çështjet më thelbësore të legjislacionit të ndërlidhura me fushën e sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore përgjithësisht.
Përderisa në praktikat paraprake të zgjerimit ka ekzistuar edhe mekanizmi i verifikimit të rezultateve në sistemin e drejtësisë edhe pas anëtarësimit (kujto Mekanizmin e Bashkëpunimit dhe Verifikimit në rastin e Rumanisë dhe Bullgarisë edhe në periudhën pas anëtarësimit), konsolidimi absolut i sistemit të drejtësisë është një kërkesë rigoroze dhe një kriter i patjetërsueshëm për avancimin e mëtejmë të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së.
Në këtë kontekst, natyrisht, një shkallë e konsiderueshme e energjive të Shqipërisë në procesin e negocimit ndërlidhet drejtpërdrejt me Kapitullin 23 dhe 24. Gjithsesi, lajm pozitiv përbën fakti se Reforma në Drejtësi e Shqipërisë sot prej qarqeve më kompetentë të Komisionit vlerësohet si model për t’u adaptuar në shkallë rajonale.
Kryeministri Edi Rama ka folur këto ditë për mediat gjermane, duke u shprehur se po e humbasim durimin me BE-në. Sa shanse kemi që të hapen negociatat, kur vetë Rama thotë se BE-ja është bërë e paparashikueshme?
Vendimi i fundit i Këshillit për hapje eventuale të negociatave për Shqipërinë në kuadër të horizontit kohor 2019 zbulon një tension imanent midis, nga njëra anë, vlerësimeve teknike të dhëna nga Komisioni për hapje të pakushtëzuara të negociatave për Shqipërinë për shkak të përmbushjes të objektivave në pesë prioritetet kyçe dhe, nga ana tjetër, vullnetit politik të disa vendeve anëtare për të proceduar tutje me politikat e zgjerimit në përgjithësi dhe hapjes të negociatave për anëtarësim në veçanti. Me fjalë të tjera, ekziston një tension midis vlerësimeve objektive teknike të ofruara nga Komisioni dhe qëndrimeve politike subjektive të manifestuara në Këshill. Kjo gjendje, pra, është duke e bërë procesin objektivisht të varur jo vetëm nga realizimi teknik i kushteve të parashtruara për hapje të negociatave por edhe nga vetë atmosfera politike brenda vendeve anëtare.
Në të vërtetë, një prej faktorëve kryesorë me impakt për përcaktimin e qershorit të vitit 2019 si horizont eventual për hapje të negociatave me Shqipërinë në vendimin e fundit të Këshillit, është vetë konstelacioni aktual super-kompleks dhe klima e brendshme skeptike për zgjerim momentalisht mbizotëruese në BE. Ndonëse gama e problemeve që aktualisht shquajnë BE-në është tepër e gjatë dhe ndërlikuar, duhet nënvizuar se procesi i BREXIT-it, çështja e reformave të Eurozonës, divergjenca interne në menaxhim të politikave të migracionit, prapakthimi në performancë demokratike në disa vende anëtare, shkalla e disfunksionaliteteve në Unionin 28-1 anëtarësh, problemet aktuale në politika të fqinjësisë (ndërmend çështjen e Ukrainës), zhvillimi i forcave populiste euroskeptike me gjasa reale për t’u faktorizuar tutje në zgjedhjet e Majit 2019 të Parlamentit Evropian, janë faktorë që kanë afektuar negativisht gatishmërinë e BE-së për adaptim të një qasjeje më proaktive në politikat e zgjerimit. Me fjalë të tjera, procesi i hapjes së negociatave nuk varet vetëm nga procesi i reformave në Shqipëri por edhe procesi aktual i reformave në BE.
Sidoqoftë, kompleksiteti i brendshëm politik nuk e ka bërë vetëm BE-në më të paparashikueshme, por, në fakt, edhe vetë Ballkanin Perëndimor më të paparashikueshëm. Stagnimi në politika të zgjerimit dhe fuqizim të incentivave në Ballkanin Perëndimor nga ana e BE-së është duke u manifestuar në një varg zhvillimesh problematike të dukshme së fundi në rajon. Mbase vetë rajoni në fjalë qëndron në një moment tepër delikat që potencialisht mund të ketë implikime negative afatgjatë në proceset e integrimit në BE. Nënvizimi i tri rasteve konkrete provon këtë konkluzë: a) rezultati i referendumit të fundit në Maqedoni sfidon mundësitë e ratifikimit të shpejtë të Marrëveshjes së Prespës dhe, rrjedhimisht, krijon paqartësi për mundësinë e prosperimit të Maqedonisë në BE dhe NATO; b) arritja e Dodikut në Presidencën e Bosnjë dhe Hercegovinës në zgjedhjet e këtij muaji po ashtu ngritën gjasat e preservimit të status quo-s atje dhe, si pasojë, stagnimit në avancimin e mëtejmë në procesin e integrimeve evropiane; c) përmbajtja përfundimtare e marrëveshjes për normalizim marrëdhëniesh midis Kosovës dhe Serbisë mund të ushtrojë konsekuenca fundamentale në mundësitë objektive të Kosovës për avancim në rrugëtimin e saj evropian. Pra, për shkak të këtyre zhvillimeve shumë të rëndësishme rajonale, por me ndikime shumë më të gjera, dhe zhvillimeve brenda vet BE-së, sidomos kur është fjala për zgjedhjet për Parlamentin Europian, viti 2019 është vit krucial jo vetëm për rrugëtimin europian të Shqipërisë por edhe për vet të ardhmen e Ballkanit dhe BE-së. Pa dyshim, rikthimi i një qasjeje më proaktive të BE-së në Ballkanin Perëndimor është faktor kardinal në facilitim të procesit të demokratizimit dhe stabilizimit rajonal në përgjithësi. Sidoqoftë, kjo paparashikueshmëri politike nuk prodhon dekurajim nacional dhe stagnim në angazhime reformatore, por mobilizim maksimal në performancë institucionale për ta kapur momentin e pritur sipas parashikimeve të vetë Këshillit për hapjen zyrtare të negociatave për anëtarësim në BE – Qershor 2019.
KJO INTERVISTË MERITON TITULLIN:
SUPË ME SHUM UJË E ME FARE PAK YNDYRË!
TUNG.
E thënë më thjeshtë e në gjuhë të kuptueshme për të gjithë, këto akrobacira me përdorime të shpeshta të fjalëve të huaja në gjuhën shqipe, mund të quhet “pordhacëri intelektualiste”.
Llafe shumë për tu treguar i “dijshëm” e asgjë konkrete.
Ky “zheni” 28 vjecar ku ndeji dhe cfare bani qe u gjet zv.minister i jashtem i shqiperise dhe sot,jo ky,po zotnia 420 kryeminister pretendon me cdo cmim qe “zheniu” te miratohet minsiter i jashtem i Shqiperise.Kush e rekomandoi ne ingranimin e qeverise Rama.A ka qene ndonjihere anetar i PS.Ndaj si fluturoi drejt e ne kolltuk te qeveris.