Thursday, June 8, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

INTERVISTA/ Erisa Xhixho: Kjo qeveri shkatërroi të ardhmen europiane të vendit

by mapo.al
05/11/2020
in Kryesore, Politika
0

“Rama, me papërgjegjshmërinë e vet, ka sabotuar në vijimësi negociatat. Sot Shqipëria është shumë më larg Europës se 4 vjet më parë dhe përgjegjësi për këtë ka vetëm një emër: Edi Rama”.

Zgjedhjet e 25 prillit duket se janë në prag, më shumë se sa prej kalendarit, prej faktit që partitë duket se kanë nisur fushatën. A nuk është kështu edhe për LSI-në?
Perceptimi se partitë janë në fushatë vjen në fakt prej faktit se pushteti është në fushatë. E mbytur prej dështimeve e skandaleve të njëpasnjëshme, e zhytur në korrupsion dhe e pushtuar prej panikut të humbjes, qeveria ka nisur fushatën e mashtrimeve, me shpresë se do t’ia dalë t’i gënjejë e mashtrojë prapë shqiptarët. Ndërkaq, LSI prej kohësh ka nisur fushatën e ristrukturimit dhe riorganizimit të saj e ne jemi në këtë proces, të cilin po e bëjmë me transparencë e në sytë e publikut. Pastaj ka një aksiomë në politikë që opozita që në ditën e parë të saj është në fushatë e në punë për të bërë për vete qytetarët.



Ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë kontestuar nga opozita, pra edhe nga LSI, e nga ana tjetër kryetarja e LSI-së thotë se opozita do të fitojë 100 mandate, çka do të thotë se PS ka bërë ndryshime në kod që penalizojnë atë dhe favorizojnë opozitën?
Ndryshimet e njëanshme kushtetuese të pasuara me ndryshimet në Kodin Zgjedhor kanë penalizuar të ardhmen europiane të vendit e aspak nuk kanë penalizuar opozitën. Kanë cenuar standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve pasi nuk mund të ndryshohen rregullat e lojës në mes të procesit ku vetë OSBE-ODIHR shprehet qartë që nuk mund të bëhen ndryshime 1 vit para zgjedhjeve. Nuk iu dhanë qytetarëve listat e hapura të trumbetuara por lista totalisht të mbyllura. Opozita jo vetëm nuk penalizohet por do fitojë me një votë plebishitare që do ndëshkojë këtë sekt të rilindjes.

Ju flisni për marrëveshjen e 5 qershorit dhe akuzoni Ramën që e ka shkelur atë, ndërkohë që edhe pse e dinit që Rama nuk u qëndron marrëveshjeve, shpresonit te marrëveshja me të?
Marrëveshja e 5 qershorit qe produkt i bashkëpunimit pas ndërmjetësimit të partnerëve ndërkombëtarë dhe arritja e saj ishte një shenjë se politika shqiptare mund të shfaqet e maturuar. Mirëpo ja që rilindja dhe vetë kryeministri Rama e nënshkruan atë sa për sy e faqe, duke dëshmuar edhe një herë hipokrizi dhe pabesi jo thjesht ndaj opozitës, por edhe ndaj partnerëve ndërkombëtarë e më shumë akoma ndaj qytetarëve shqiptarë dhe interesave europianë të vendit. Marrëveshja e 5 qershorit nuk qe një episod i shkëputur, por produkt i një procesi që kishte në bazë edhe plotësimin e kushteve për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, të cilat kryeministri Rama jo vetëm nuk i ka prioritet, po për më keq akoma, i ka sabotuar në vijimësi me papërgjegjshmërinë e vet. Sot Shqipëria është shumë më larg nga Europa nga sa ishte 4 vjet më parë dhe përgjegjësi kryesor për këtë ka vetëm një emër: Edi Rama.

Në çfarë argumentash apo të dhënash bazoheni ju kur thoni se opozita do të fitojë?
Jo vetëm sondazhet sot nxjerrin fituese opozitën e bashkuar por mbi të gjitha mjafton të kontaktoni qytetarët e të kuptoni sa dëshpëruese, e pamundur, e pashpresë është bërë jetesa në vendin tonë, ku e vetmja shpresë mbetet emigracioni e kjo në fakt është fatkeqësia më e madhe që kjo qeveri i ka bërë vendit. Premtime të pambajtura për hapjen e 300 mijë vendeve të punës apo uljen e taksave i ka gjetur qytetarët përkundrazi me rritje të taksave, mbylljen e mijëra bizneseve, rritjen e papunësisë, mbi të gjitha në radhët e rinisë e grave, korrupsioni dhe klientelizmi e kanë bërë jetesën shumë të vështirë për të gjithë. Ndaj 25 prilli do jetë dhe një ndëshkim shembullor për këtë mazhorancë që nuk ka punuar për asnjë moment për mirëqenien e qytetarëve por vetëm për një grusht njerëzish pranë saj.

LSI e ka shprehur kredon e vet si forcë e rinisë, po çfarë ofroni ju konkretisht dhe ndryshe prej të tjerëve për rininë ose thënë ndryshe pse rinia duhet ta votojë LSI-në?
LSI është një forcë politike që beson fort te rinia e kjo ka ndodhur që prej themelimit të saj duke i dhënë hapësirat e domosdoshme që nëpërmjet politikës të ndikojnë për të advokuar kauzat e tyre dhe përçuar zërin e rinisë, por dhe duke siguruar përfaqësim dinjitoz në vendimmarrje si e vetmja mënyrë për të përmirësuar jetën dhe të ardhmen e rinisë në vendin tonë. LSI ka prioritet edukimin dhe mbështetjen me buxhet rritjen e cilësisë së arsimit në vendin tonë. Gjithashtu punësimi i rinisë me politika favorizuese si në sektorin privat për bizneset që punësojnë të rinjtë, mbështetjen e bizneseve të drejtuara nga të rinjtë qoftë të start up apo ideve inovatore të gjeneruara prej tyre. Ndalimi i shpopullimit të vendit nga rinia mund të ndodhë vetëm me rikthimin e shpresës se vendi ynë do mund t’i ofrojë rinisë edukim dhe punësim për të garantuar një të ardhme të sigurt për ta. Sot rinia ka një forcë politike që ka punuar e do vazhdojë të punojë jo vetëm për të promovuar të rinjtë në politike por mbi të gjitha ne kemi bindjen se prioritet kombëtar duhet të jetë transformimi i arsimit dhe lidhja e tij me tregun e punës.

Tags: Erisa XhixhoReforma ZgjedhoreZgjedhjet e 25 prillit

JU SUGJEROJME

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja
Kryesore

Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja

03/06/2023
Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
Kryesore

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit

31/05/2023
Next Post
Fjalën e fundit për zgjedhjet në SHBA mund të mos e ketë Gjykata e Lartë

Fjalën e fundit për zgjedhjet në SHBA mund të mos e ketë Gjykata e Lartë

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
  • Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja
  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
  • Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In