Aktualitet

Intervista me Donald Martinin/ Policia, dhunë dhe shqelma fytyrës mbi artistët








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:06 - 20/12/20 |
mapo.al

I tërhequr prej gjith çkish në trup, Donald Martini, koreograf dhe aktivist i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, thotë se u keqtrajtua dje në Komisariatin e Policisë, dhe madje pohon se një prej policëve e ka goditur me shkelma fytyrës.



Por edhe sikur të mos rrëfehej, ngjyra mavi e shenjave poshtë nofullës, tek syri dhe balli, tregojnë shumë më tepër.


Në një intervistë për Mapo, Martini shprehet se ende nuk e di arsyen e shoqërimit, aq më pak atë çka ngjizi dhunën e ushtruar mbi aktivistët e Teatrit.



Të vetmen gjë që di janë veprimet e tij. Në momentin e shoqërimit, Martini ishte duke filmuar tërheqjen zvarrë të një tjetër aktivisti, arkitektit Astrit Serjanaj, në afërsi të Pedonales.



Intervistoi Armand Maho


*****

Zoti Martini, ju dje u shoqëruat në komisariat. Mund të na e shpjegoni pak rrjedhën e ngjarjes?

Ishte një ditë e zakonshme, kur shoh disa policë që po keqtrajtonin një civil. Nxjerr celularin dhe filloj të filmoj. Kjo ishte ngjarja fillestare që pashë, diku midis qendrës tregtare Toptani dhe ish selisë së PD-së. Ata po e tërhiqnin zvarrë, unë vetëm i ndoqa deri tek rruga Xhorxh W Bush, në krahun tjetër të qendrës Toptani. Ishte një makinë e policisë, e njohën që ishte Astrit Serjani, aktivist i Aleancës për Teatrin. Në atë moment teksa isha duke filmuar, polici më godet në dorë duke ma hedhur celularin në tokë.

Ju pse ishit në atë moment në Pedonale?

Unë po kaloja. Unë pashë që ata po e keqtrajtonin, nuk isha që në fillim. Pra nuk e dija se çfarë kish ndodhur më parë.

Policët e dinin që ju ishit aktivist i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit?

Nuk besoj që mund ta dinin, sepse fytyra ime s’ka dalë asnjëherë publikisht tek Aleanca.

Lexo edhe :  Futboll në dëborë - Partizani thyen Skënderbeun në Korçë (VIDEO)

Për të tjerët e dinin?

Për Astritin po, jam i bindur, sepse ai është figurë publike e Aleancës.

Si u sollën në Komisariat?

Në momentin që më hodhën telefonin në tokë, unë nuk kundërshtova, s’bëra asgjë. Më morën me forcë dhe më futën në makinën e policisë.

Ju keqtrajtuan aty?

Sjellja e policisë nuk ishte normale, mënyra se si më morën. Përderisa nuk kundërshton, nuk ka nevojë as të shtysh dhe as të gjuash me shkelma tek këmbët. Nuk është burrërore t’i gjuash dikujt, për më shumë kur je dhe me uniformë.

 

Sa qëndruat në Komisariat?

Mos gaboj ishim aty nga ora 19:15-19:39 deri në orën 22:30.

Ju a thanë arsyen e shoqërimit?

Jo! Akoma dhe sot nuk e di.

Nuk ju morën në pyetje?

Na pyetën vetëm për versionin tonë të ngjarjes. Unë thashë po këtë gjë, që vetëm po filmoja, nuk kam bërë as fjalë me policinë, as nuk e kam kundërshtuar, dhe kur më morën forcërisht dhe më futën në makinë, nuk kam kundërshtuar. Na futën në një  korridor në krahun e majtë të hyrjes kryesore të komisariatit. Na shoqëronin mos gaboj rreth dhjetë policë, dhe njëri nga ata më goditi me shqelm në fytyrë. Shenjat janë të dukshme poshtë nofullës, dhe tek syri e tek balli. U mundova pak mbrëmë t’i mjekoja.

 

Për mendimintuaj nga vjen gjithë kjo egërsi e policisë?

Nuk e di, por që nga 17 maji vërejmë që policia po tregohet çdo ditë dhe më e egër. Arsyeja, mund të jetë fundi i këtij regjimi, ose shpresa në rritje e njerzve për largimin e tij. Por ne nuk do e lejojmë më që policia të sillet me ne në mënyrë të tillë.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas