Aktualitet

INTERVISTA/ Mjeku Brusaferro: Nëse epidemia është vënë nën kontroll, do ta kuptojmë në fillim të prillit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:33 - 13/03/20 |
mapo.al

Presidenti i Institutit të Lartë të Shëndetit në Itali: Nuk do t’i reshtim përpjekjet. Nëse epidemia është vënë nën kontroll do ta kuptojmë në fillim të prillit.


Në kontekstin e masave të reja që po ndërmerr qeveria, sa rëndësi ka sjellja individuale?


Ne po përballemi me një sfidë shumë të rëndësishme që kërkon angazhimin e secilit prej nesh në respektimin e distancimit shoqëror, që do të thotë të qëndrosh larg njëri-tjetrit. Nëse të gjithë bëjmë një përpjekje, mund ta ngadalësojmë ose ulim kurbën e përhapjes së virusit dhe të krijojmë mundësi që për të prekurit e tjerë të jepet ndihma më e mirë e mundshme. Ne duhet të mendojmë që të gjithë ne jemi tani pjesë aktive dhe se vendosmëria jonë për të marrë masa është një hap vendimtar për të ngadalësuar përparimin e virusit. Dhe kur them vendimtar do të thotë që të gjitha këto ndalime do të ishin joefektive pa kontributin e çdo individi. Shpresa është që me angazhim kolektiv të arrijmë rezultat.



A mendoni se është rritur perceptimi i rrezikut?


Ditët e fundit, është e vërtetë, që sjellje të caktuara linin për të dëshiruar. Sot kam përshtypjen se vetëdija për gjendjen kritike është fituar. Është një përshtypje që unë e marr në qytet dhe përmes dëshmive të miqve.


Çfarë ju shqetëson më shumë?

Që virusi po përhapet shpejt. Ajo që ndodhi në Lombardi. Kjo shkakton një numër të madh të pacientëve me një nevojë shumë të lartë për ndihmë dhe kujdes intensiv. Trajtimi i duhur duhet të jetë i garantuar për të gjithë pacientët me sëmundje dhe në gjendje kritike, por ky është sensi i kufizimeve.

A keni frikë nga ndonjë një rast i ri në Lombardi?

Nëse nuk do të sillemi të gjithë me përgjegjësi, situata në Lombardi mund të përsëritet në kontekste të tjera. Shpresojmë të mos e gjejmë veten në pozicionin ku nuk mund të garantojmë trajtim për të gjithë.

A do të ketë ndalime të tjera?

Ne kemi nevojë të monitorojmë progresin e rasteve për çdo ditë dhe të verifikojmë efektivitetin e masave të vendosura. Një vlerësim fillestar nuk mund të bëhet për dy javë, aq sa është periudha e inkubacionit të virusit.

A qe efektive krijimi i zonave të kuqe në disa bashki në Lombardi?

Po, ato kanë çuar në një ulje të numrit të rasteve.

Çfarë do të thotë të kesh sjellje të përgjegjshme?

Në çdo rast të ruajmë distancimin shoqëror, të mbajmë të paktën një metër distancë nga njerëzit e tjerë, të shmangim grumbullimet. Ne duhet të mësohemi me idenë për të mos u afruar me njerëzit e tjerë, madje edhe në shtëpi. Kujdesi për higjenën është gjithashtu thelbësor.

Si të jetoni karantinën në shtëpi?

Një element shumë i rëndësishëm janë njerëzit në shtëpi në karantinë, ata të cilët kanë pasur kontakte të ngushta me subjekte pozitive dhe që janë vendosur në izolim, sepse janë pozitivë me pak simptoma ose pa simptoma. Ata duhet të sillen në mënyrë rigoroze për të shmangur kalimin e virusit. Shkelja e rregullave nënkupton përhapjen e infeksionit tek anëtarët e familjes dhe për pasojë aktivizim të zinxhirëve të infeksionit.

Të dhënat e fundit tregojnë rreth 2.200 raste më shumë sesa një ditë më parë. Më 3 prill, a mund të jetë Italia jashtë krizës?

Të dhënat nuk më befasojnë, ndonëse ne nuk e prisnim një rritje të tillë të menjëhershme. Me 3 Prill epidemia nuk do të jetë ndalur, por ne shpresojmë që deri në atë datë të kemi shifrat se sa përhapja e virusit është vënë nën kontroll. Corriere della Sera

Silvio Brusaferro, 59 vjeç, president i Institutit të Lartë të Shëndetësisë në Itali, është gjithashtu një nga anëtarët e Komitetit Shkencor Teknik që ka ngritur qeveria Konte. Profesori i higjenës dhe mjekësisë parandaluese, nga viti 2006 deri më 2017 ka qenë drejtor i Departamentit të Mjekësor (Dame) të Universitetit të Udine. Ai është anëtar i Rrjetit Global të Parandalimit të Infeksioneve të OBSH.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas