Friday, January 27, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Intervista/ Pas një dekade Blendi Fevziu tregon arsyen pse libri i tij “Enver Hoxha” rezultoi i suksesshëm

Shqipëria nuk kishte traditë demokratike. Kjo ishte me e rëndësishmja dhe një nga arsyet kryesore. Rezistenca që vinte nga mendimi dhe bota e lirë nuk ekzistonte.

by us er1
29/06/2022
in Aktualitet, Kryesore, Libri
0

Reldar Dedaj

Blendi Fevziu nuk është një historian me profesion. Ai është një gazetar i njohur në Shqipëri. Duke qenë i tillë, me shumë profesionalizëm, ai arriti të prodhojë disa dokumentarë televizivë në lidhje me jetën dhe veprimtarinë politike të Enver Hoxhës. Fevziu, në këtë intervistë të shkurtër na tregon se gjatë punës hulumtuese për përgatitjen e këtyre dokumentarëve hasi në disa filmime tepër të veçanta nga jeta private e diktatorit, por sipas tij ato filmime më shumë se çdo gjë tjetër, tregonin një jetë rozë dhe jo aktivitetin e tij kriminal, pasi ky i fundit siç dihet ishte kreu i një prej regjimeve më gjakatare të historisë. Ata që kanë lexuar librin e tij “Enver Hoxha”, me gjasë kanë arritur të kuptojnë se në Shqipëri nuk ka pasur diktaturë. Pse? Sepse në diktaturë ka gjithmonë rezistencë ndaj regjimit dhe në Shqipërinë e asaj kohe nuk ka pasur një rezistencë të tillë. Por çfarë ka pasur atëherë? Bazuar në dokumente krejt origjinale, autori i kësaj biografie, na tregon se regjimi i instaluar në Shqipëri, deri në vitin 1990, ishte totalitarizëm. Pra më shumë se diktaturë. Ai na rrëfen mes të tjerash në ato qindra faqe se thelbi i totalitarizmit është frika dhe jo forca.



  A ekziston ndonjë arsye e veçantë që ju shtyu për të studiuar me detaje jetën dhe veprimtarinë politikë të diktatorit shqiptar Enver Hoxha?

Blendi Fevziu: Jo ndonjë gjë konkrete. Unë jam marrë me Enver Hoxhën gjatë karrierës sime si gazetar. Por në vitin 2010, rashë në disponim të disa filmimeve nga jeta e tij private, që ishin me të vërtetë shumë interesante. Mirëpo, ato filmime më shumë se çdo gjë tjetër paraqisnin një jetë rozë të diktatorit. Atëherë, nisa të hulumtoja më shumë për të ndërtuar një dokumentar ku pamjet e jetës së tij private të kontrastonin me aktivitetin e tij kriminal, si kreu i njërit prej regjimeve më gjakatare të historisë. Duke kërkuar gjeta informacione shumë interesante që kompletuan më pas librin.

  Biografia e Enver Hoxhës shkruar nga ju, arriti shifra rekord shitjesh, por një interes i madh për të u tregua edhe nga shtëpitë e huaja botuese; a mund të na thoni me pak fjalë, cili ishte suksesi i këtij libri? Mos vallë ishte mungesa e një studimi serioz rreth figurës së Enver Hoxhës, apo për shkak të mënyrës tuaj të të shkruarit?

Blendi Fevziu: Libri është botuar në disa gjuhë të huaja dhe thuajse në gjithë gjuhët e rëndësishme ndërkombëtare, përfshi në atë persiane. Besoj se kurioziteti për një nga figurat e luftës së ftohtë për të cilin është folur dhe shkruar fare pak.

  Ai libër ka shumë histori të frikshme, shumë njerëz të ekzekutuar për asgjë, por ajo çfarë më intereson për të mësuar, sipas këndvështrimit tuaj, si arriti Enver Hoxha të ruante fuqinë e tij kaq gjatë, t’i mbante njerëzit të trembur për vdekje rreth vetes dhe jo vetëm?

Blendi Fevziu: Nuk bëri asgjë ndryshe nga gjithë diktatorët e tjerë. Historia e Hoxhës është një imitim perfekt i jetës dhe karrierës së Stalinit. Por drama shqiptare konsumohej në një vend shumë më të vogël, me një popullsi të limituar dhe kjo kishte avantazhet dhe disaavantazhet e saj. Nga ana e dhunës ishte edhe më e frikshme sepse nëse në hapësirat e pamasa të Bashkimit Sovjetik mund të humbisje ose të harroheshe, ndëshkimi në Shqipërinë e vogël të ndiqte pas gjithë jetën. Hoxha ishte thjeshtë një ministalin. Një njeri që e nisi karrierën ekzaktësisht kur Stalini e mbaroi.

  Në disa vende të tjera komuniste është folur për një lloj tolerance të disidentëve, por çuditërisht në Shqipëri nuk ekzistonte fare një gjë e tillë, qoftë edhe në miniaturë. Sipas jush, çfarë ndodhi në Shqipërinë e asaj kohe?

Blendi Fevziu: Shqipëria nuk kishte traditë demokratike. Kjo ishte me e rëndësishmja dhe një nga arsyet kryesore. Rezistenca që vinte nga mendimi dhe bota e lirë nuk ekzistonte. Së dyti, komunizmi në Shqipëri ishte produkt vendor, ndërsa në Poloni, Çeki, Hungari etj ishte i importuar nga Ushtria e Kuqe dhe mbahej me tanket e saj. Së fundi, Shqipëria ishte një vend më i vogël dhe në vendet e vogla, nëse terrori instalohet, vepron shumë më egër dhe me pafalshëm se sa në vendet e mëdha.

  Ju jeni autor i disa librave, a mund të më tregoni në fund të kësaj interviste të shkurtër se sa i rëndësishëm është për ju nocioni i mbijetesës së punës suaj? A keni menduar për trashëgiminë tuaj?

Blendi Fevziu: Nuk kam menduar ende për këtë të them të drejtën./Mapo.al/

JU SUGJEROJME

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Plagosje në Sarandë/ Pas sherrit mes të rinjve, njëri në spital, tjetri në kërkim  
Kronika

Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij

27/01/2023
Ukraina plotëson pjesën e dytë të pyetësorit për anëtarësimin në BE
Bota

Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë

26/01/2023
“Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës
Kryesore

“Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës

26/01/2023
Next Post
Vaksina e vetme për linë e majmunit prodhohet në Danimarkë

Vaksina e vetme për linë e majmunit prodhohet në Danimarkë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
  • Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij
  • Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë
  • “Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës
  • “Akt i paprecedent në 32 vjet demokraci”/ Grupi Parlamentar i PD-së nis procedurat për shkarkimin e Lindita Nikollës



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In