Aktualitet

“Intervistë edhe nesër”, Hashim Thaçi flet pas 6 orësh në Hagë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:45 - 13/07/20 |
mapo.al

Pas 6 orësh, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dalë nga Prokuroria Speciale në Hagë ku është intervistuar nga prokurorët që kanë ngritur aktakuzën ndaj tij për krime lufte. Ai ka deklaruar se Prokurorët e Dhomave të Specializuara do të vazhdojnë edhe nesër me intervistimin e tij.


“Sot dëgjova bisedën juridike mes avokatit dhe prokurorit. Nesër do të rikthehem përsëri për ta vijuar këtë proces. Nuk kam asnjë koment tjetër për të bërë sot”, ka thënë shkurt Thaçi para gazetarëve.


Kujtojmë se më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.


Në Aktakuzë pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.


LEXO EDHE: 

Deklarata e fortë e Thaçit: Jap dorëheqjen menjëherë nëse akuza konfirmohet

Haga ngre aktakuzë të re për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin


Etiketa: , ,

Pas