Ekonomi

Intesa Sanpaolo Bank në ndihmë të komuniteteve të prekura nga emergjencat në Shqipëri














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:48 - 24/03/21 |
mapo.al

FONDI I BAMIRESISE* I GRUPIT INTESA SANPAOLO DHURON € 452,330 NE NDIHME TE KOMUNITETEVE TE PREKURA NGA EMERGJENCAT NE SHQIPERI DUKE KRIJUAR NJEKOHESISHT MODELE TE QENDRUESHME TE SHERBIMEVE SOCIALE-EDUKATIVE NE KOMUNITET

Tiranë, 24 Mars 2021: Fondi i Bamirësisë i Intesa Sanpaolo* ka dhuruar 452,330 Euro nëpërmjet 3 projekteve të zbatuara në qytete dhe zona rurale në Shqipëri me 3,600 përfitues direktë.





Specifikisht, projekti “I CARE – Përgjigje emergjente pas tërmetit në Shqipëri”, ka filluar në fund të muajit Dhjetor 2019, dhe po implementohet nga OJQ Italiane AVSI në bashkëpunim me partnerin e saj vendas SHIS, në katër zona: Durrës, Sukth, Thumanë dhe Bubq.
Kohëzgjatja e projektit është 16 muaj dhe përfituesit do të jenë rreth 1,500 individë (500 të rritur dhe 1,000 fëmijë). Projekti i cili po zbatohet me një kontribut prej 260,300 Euro nga Fondi i Bamirësisë, është i ndarë në tre faza: faza e parë dhe e dytë ishin të përqëndruara në përgjigjen emergjente, duke ndihmuar në shpërndarjen e ndihmës së parë dhe mbështetjes psiko-sociale për fëmijët nëpërmjet krijimit të hapësirave për fëmijë dhe vlerësimit të mëtejshëm të nevojave të tyre. Faza e tretë (me kohëzgjatje 12 muaj, në vijim deri në Prill 2021) parashikon një larmishmëri aktivitetesh, që përfshijnë rindërtimin e disa godinave të dëmtuara, nga të cilat 9 janë shkolla, ku do të krijohen hapësira fizike të dedikuara për fëmijët. Ky projekt do të shërbejë si një model për krijimin e hapësirave të dedikuara për fëmijët në shkolla të cilat do të përdoren për zhvillimin e aktiviteteve pas-shkollore ose për aktivitetet për fëmijët e kopshteve.


Projekti “Ndërhyrjet psiko-sociale dhe shëndetësore gjatë emergjencës së COVID-19 dhe emergjencës pas tërmetit në Shqipëri”, ka filluar në muajin korrik 2020, është duke u implementuar nga OJQ italiane Sanità di Frontiera në Lezhë, Bubq dhe Thumanë.
Kohëzgjatja e projektit është 12 muaj dhe përfituesit e tij janë 1,050 individë (400 fëmijë deri në 6 vjeç, 200 fëmijë të moshës 6-18 vjeç, 350 të rritur dhe 100 profesionistë). Falë kontributit prej 116,000 Euro të Fondit të Bamirësisë të Grupit Intesa Sanpaolo, ky projekt do të kontribuojë në vendosjen e modeleve të qendrueshme në 3 zona lokale, duke aktivizuar përgjigje të integruara psiko-sociale përgjatë një periudhe emergjence. Aktivitetet përfshijnë mbështetje psikologjike dhe sociale për familjet dhe fëmijët në nevojë, që pas traumës së shkaktuar nga tërmeti i vitit 2019, u është dashur të përballen gjithashtu dhe me efektet e shkaktuara nga emergjenca e COVID-19 si dhe trajnimin e profesionistëve vendas në tematika si psikologjia, mbështetja emocionale, psikologjia klinike dhe menaxhimi i traumave.




Projekti “URBAN LAB” është aprovuar në vitin 2021 dhe do implementohet nga OJQ italiane Vento di Terra në Bashkinë e Divjakës, Fier. Kohëzgjatja e projektit është 12 muaj dhe përfituesit e tij janë 1,130 individë (800 fëmijë të moshës 11-18 vjeç, 130 gra dhe 200 mësues, edukatorë dhe punonjës socialë). Kontributi gjithëpërfshirës i Fondit të Bamirësisë për këtë projekt është 76,000 Euro.
Projekti synon të adresojë sfidat për arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës për fëmijët e marxhinalizuar dhe adresimin e dhunës në familje ndaj grave dhe të miturve në Shqipëri përmes krijimit të një qendre sociale, të quajtur “Urban Lab” në Bashkinë e Divjakës, Fier. Në “Urban Lab” do të ofrohen aktivitete rekreacionale, sociale, edukative për fëmijët dhe gratë por edhe trajnime për edukatorët dhe punonjësit socialë. Ky projekt, nëpërmjet rritjes së aftësive të profesionistëve, do të krijojë një model të qëndrueshëm të një rrjeti të specializuar lokal, i aftë për të ofruar shërbime cilësore sociale dhe edukative në komunitet. Pas krijimit të tij, kjo qendër sociale do të qëndrojë në shërbim dhe plotësisht funksionale në bashkinë e Divjakës, Fier dhe do të vijojë të ofrojë shërbime për gratë dhe fëmijët.


Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Intesa Sanpaolo Bank Albania z. Silvio Pedrazzi theksoi: “Unë besoj se kemi e detyrë të ndihmojmë komunitetet në nevojë, sidomos gjatë një periudhe emergjence. Ne, në Intesa Sanpaolo Bank Albania, kemi ardhur menjëherë në ndihmë të klientëve tanë pas situatave emergjente nëpërmjet moratoriumeve të kredive; por ne jemi gjithashtu pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo dhe qëllimi ynë është të lëmë një gjurmë pozitive në komunitetet e vendeve ku jemi të pranishëm për të ndërtuar rrugën drejt një të ardhmeje më të qendrueshme”.


* Fondi për kontribute bamirësie, shoqërore dhe kulturore, i cili sigurohet nga Statutet e Intesa Sanpaolo, koordinohet nga Kryetari I Bordit të Bankës dhe lejon alokimin e një pjese të fitimeve jo të shpërndara, për bamirësi dhe për të mbështetur projekte rreth solidaritetit, dobisë shoqërore dhe vlerën e individit. Në përputhje me parimet e Kodit të Etikës së Grupit, qëllimi është të ndajë me komunitetin fokusin e Bankës tek individët, të drejtat e njeriut, solidaritetin ekonomik dhe social, zhvillimin e qëndrueshëm, mbrojtjen e mjedisit dhe promovimin e iniciativave kulturore në favor të grupeve në disavantazh. Dhurimet shpërndahen duke ndjekur një proces përzgjedhje bazuar në kritere specifike dhe përfshijnë donacione lokale (për kërkesa deri në 5,000 euro), për të mbështetur projekte dhe iniciativa që kanë një ndikim lokal, si dhe donacione qendrore (për kërkesa mbi 5,000 euro), për të mbështetur projekte më të mëdha. Ky aktivitet është pjesë e përpjekjeve të Grupit për të arritur Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm të vendosura nga Axhenda 2030 e Kombeve të Bashkuara.
Për më shumë informacion: https://group.intesasanpaolo.com/sq/social/charity-fund

Rreth Intesa Sanpaolo: Intesa Sanpaolo është Banka kryesore në Itali dhe një nga bankat më të dëndrueshme dhe më fitimprurëse në Evropë. Ajo ofron shërbime tregtare, investime për korporatat, menaxhim të aseteve dhe shërbime të sigurimit. Grupi Intesa Sanpaolo ka afërsisht 14.7 milion klientë në Itali të cilët ndihmohen përmes dy kanaleve; dixhitale dhe tradicionale. Bankat filiale ndërkombëtare të Grupit shërbejnë 7.1 milion klientë që përbëhen nga filialet që operojnë në bankat tregtare në 12 vende në Evropën Qendrore Lindore dhe zonat e Lindjes së Mesme dhe Afrikën e Veriut dhe një rrjet ndërkombëtar specialistësh në mbështetje të klientëve të korporatave në 26 vende. Intesa Sanpaolo konsiderohet si një nga bankat më të qëndrueshme në botë. Për Grupin, krijimi i vlerës do të thotë të jesh nxitës i rritjes, për të mirën e shoqërisë dhe ekonomisë. Duke pasur parasysh shqetësimet mjedisore, Grupi ka krijuar një fond prej 6 miliardë eurosh për ekonominë qarkulluese. Intesa Sanpaolo mbështet përfshirjen kryesore ekonomike dhe projektet e uljes së varfërisë, duke përfshirë një fond ndikimi prej 1.5 miliardë eurosh për kreditë në dispozicion të grupeve shoqërore që luftojnë për të patur akses në kredi. Intesa Sanpaolo ka një nivel të lartë të përfshirjes në iniciativa kulturore, të organizuara nga Banka ose në bashkëpunim me subjekte të tjera në Itali dhe më gjerë. Këto përfshijnë ekspozita të përhershme dhe të përkohshme që tregojnë trashëgiminë mbresëlënëse artistike të Bankës në Gallerie d’Italia, muzetë e Grupit të vendosura në Milano, Napoli, Vicenza dhe së shpejti Torino.
https://group.intesasanpaolo.com/en/newsroom/news

Rreth Intesa Sanpaolo Bank Albania: Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, është një bankë udhëheqëse në vend që ofron shërbime bankare cilësore, zgjidhje financiare, produkte dhe shërbime inovative për klientët e korporatave, klientët institucionalë dhe klientë me të ardhura të larta, bizneset e vogla dhe të mesme dhe klientët individualë. Ne inkurajojmë një stil të rritjes, i cili është i vëmendshëm ndaj rezultateve të qëndrueshme dhe krijimit të një procesi të bazuar në besimin që rrjedh nga kënaqësia e klientit dhe aksionarëve, një ndjenjë e përkatësisë nga ana e punonjësve tanë dhe monitorimi i ngushtë i nevojave të komuniteteve lokale. Ne konkurrojmë në treg me një ndjenjë të lojës së drejtë dhe jemi të gatshëm për të bashkëpunuar me subjektet e tjera ekonomike, publike dhe private, sa herë që është e nevojshme të forcojmë kapacitetin e përgjithshëm për rritje në ekonomitë e vendeve ku veprojmë. Intesa Sanpaolo Bank Albania bleu Veneto Bank në 2017 dhe tani ka një rrjet prej 35 degësh në qytete të ndryshme të vendit dhe do të vazhdojë të zgjerohet strategjikisht duke ndjekur nga afër zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Besimi, inovacioni, thjeshtësia dhe qëndrueshmëria përcaktojnë marrëdhëniet tona me klientët tanë dhe inovacioni i biznesit dhe përsosmëria e shërbimit frymëzohen nga klientët tanë.

Faqja zyrtare: www.intesasanpaolobank.al
Për më shumë informacion: [email protected]

1



Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas