Ekonomi

Intesa Sanpaolo Bank Albania dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim mbështesin bizneset e zotëruara dhe drejtuara nga gratë

INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA DHE BANKA EUROPIANE PER RINDERTIM & ZHIVLLIM


FIRMOSEN MARREVESHJEN E RE NE KUADER TE PROGRAMIT TE DYTE

TE GRAVE NE BIZNES NE BALLKANIN PERENDIMOR

NE MBESHTETJE TE BIZNESEVE TE ZOTERUARA DHE DREJTUARA NGA GRATE

5 milion euro për të përmirësuar qasjen në financim, duke krijuar kredi specifike me interesa më të ulta dhe paketa produktesh e shërbimesh, duke ofruar edukim të mëtejshëm dhe zhvillim personal

trajnime dhe këshillime nga ekspertët e BERZH & Bankës

Intesa Sanpaolo Bank Albania ishte banka e parë që u bashkua me Programin e Grave në Biznes në Ballkanin Perëndimor, në vitin 2015, duke mbështetur biznesin në kategoritë mikro, të vogla dhe të mesme në Shqipëri, me kredi dhe paketa të dedikuara, duke përfshirë një shumësi produktesh & shërbimesh. Brenda 2 viteve të para të programit, Banka financoi një shumë totale prej 2 milion euro për 147 gra në sipërmarrje të suksesshme.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) që ka nxitur këtë bashkëpunim të suksesshëm ka vendosur të zgjerojë programin në fazën e dytë me një shumë më të madhe investimi prej 5 milionë euro, duke synuar përhapjen më të gjerë të këtyre mundësive gjeografikisht dhe kategorikisht. Këto linja kredie u jepen bankave partnere për huadhënie. Shërbimet këshilluese ofrohen krahas mentorimit dhe trajnimeve afatgjata për t’u dhënë grave sipërmarrëse njohuri dhe besim për të ndërmarrë hapin tjetër.

Silvio Pedrazzi, Drejtor Ekzekutiv, garantoi se kredia e re për Intesa Sanpaolo Bank Albania do të mbështesë krijimin e produkteve edhe më gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme dhe me fokus në specifikat gjinore, të disenjuara posaçërisht për femrat sipërmarrëse, të cilat duhet ta konsiderojnë Bankën një partner afatgjatë biznesi dhe një mbështetës të përpjekjeve të tyre për të pasur sukses në një mjedis shumë sfidues.

Znj. Zsuzsanna Hargitai, Drejtuese Rajonale e Ballkanit Perëndimor në EBRD theksoi rolin e rëndësishëm që ky program po luan në promovimin e pjesëmarrjes së grave në biznes, qasjen e tyre në financim dhe ekspertizën teknike që u duhet për t’u rritur, duke ofruar trajnime në menaxhimin e financave, dixhitalizimit dhe çdo nevojë tjetër të biznesit. Gratë në Biznes kanë dhënë shembullin më të mirë në përmirësimin e portofolit të kredive duke mos pasur asnjë kredi të keqe ndër to. Qeveria Shqiptare është sigurisht një partner kyc për të gjitha programet tona, duke krijuar kushtet për përmirësimin e vijueshëm të klimës së biznesit.

Znj. Anila Denaj, Ministre e Financave në fjalën e saj falënderoi për bashkëpunimin e frytshëm të BERZH-it me sektorin bankar dhe vlerësoi fuqizimin që ky bashkëpunim po i jep përfshirjes së grave në rritjen ekonomike të vendit, duke vijuar të ketë në fokus mbështetjen për bizneset e vogla dhe të mesme, si shtylla kryesore e ekonomisë.

Ceremonia u përshëndet nga SH.T.Z. Johan Ndisi, Ambasadori i Suedisë në Tiranë dhe SH.T.Z. Alberto Cutillo, Ambasadori i Italisë në Tiranë, Suedia, Italia dhe Luksemburgu janë mbështetës të programit që nga fillimi i tij në 2014, duke siguruar mbi 30 milion euro për institucionet financiare partnere në të gjithë rajonin, duke ndihmuar më shumë se 2400 ndërmarrje të grave me këshillime dhe mentorim biznesi, duke ofruar mjete ndihmëse përmes platformës online “Business Lens” si dhe trajnime të vazhdueshme dhe mundësi zgjerimi të rrjetit të bashkëpunëtorëve.

————–

Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, është banka e katërt më e madhe në vend, duke ofruar shërbimet e saj bankare nëpërmjet një shtrirje të gjerë rajonale të 34 degëve dhe platformën e saj dixhitale inovative.

EBRD ka investuar deri tani, rreth 1.3 miliardë euro në 86 projekte në Shqipëri. 

 Intesa Sanpaolo Bank Albania

PR & Marketing Communication Office

Rr. “Ismail Qemali” No.27, Tirana, Albania

Tel.: +355 4 2 276 440 / Mob.: +355692438584
[email protected]

<
>
1 (1) 2 3 4

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas