Aktualitet

Intriga dhe ankth tek Barcelona, nuk pranon Xavi, vjen në krye Setien





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:09 - 14/01/20 |
mapo.al

Sot është bërë zyrtarisht e ditur se Barcelona ka shkarkuar trainerin Valverde. Në një raport të gjatë, BBC Sport bën të ditur se atmosfera në ekipin më të famshëm në botë nuk është e qetë.


Valverde u hoq në mes të sezonit, si rrallë herë. Në analizë janë marrë paraqitjet e fundit në Champions League ku Barcelona ka dështuar pa vajtur as në finale. Sidomos eleminimi i vitit të shkuar nga Liverpool. Po ashtu, ka zëra se gjendja është e zymtë në dhomat e zhveshjes.


Mirëpo, BBC ka mësuar se para se të emëronte Quique Setien, të marrë nga Betis, si menaxher, Barca ka vizituar në Katar, legjenden Xavi, që drejton një ekip atje.


Mesa duket Xavi ka menduar se është ende herët për të. Ndërkohë, ekipi katalunas gjendet në krye të La Liga aktualisht dhe është po ashtu në krye të grupit në Champions League.



Etiketa: , , ,

Pas