Një 53-vjeçar invalid, ka denoncuar se nuk ka marrë ndihmën ekonomike prej 33 mijë lekësh të vjetra, për të cilën i është raportuar se do ta merrte sot, por Bashkia e Tiranës me në krye Erion Veliajn nuk ia ka dhënë ende.
Më tej denoncuesi në fjalë i cili dëshiron të mbetet anonim, tregon se në një njoftim të dytë që i është bërë, do ti merrnin sot pasdite sëbashku me qytetarë të tjerë, por prapë lekët nuk kanë ardhur.
Denoncimi i plotë
“Jam invalid, 53 vjeç dhe marr ndihmë ekonomike 33 mijë lekë të vjetra nga Bashkia e Madhe dhe zoti Erion Veliaj. E kishim për sot dhe nuk na erdhi. Kishte dhe të tjerë që prisnin, ju thanë për pasdite dhe prapë nuk erdhën lekët tona. Ky është një sakandal. Për nesër nuk dihet se ç’bëhet.” -shprehet 53-vjeçari.