Aktualitet

Investigimi i BBC/ Ja si kompania ajrore iraniane ndihmoi në përhapjen e Covid-19





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:56 - 05/05/20 |
mapo.al

BBC News Arabic” ka investiguar mënyrën se si linja ajrore më e madhe e Iranit, ‘Mahan Air’ vazhdoi punën edhe pse qeveria i kishte ndaluar fluturimet, duke kontribuar kështu në përhapjen e Covid-19 në Lindjen e Mesme.


BBC ka analizuar të dhënat, sipas të cilave, ‘Mahan Air’ zhvilloi qindra fluturime drejt dhe nga Irani, Iraku, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Siria midis fundit të Janarit dhe fundit të Marsit.


Të gjitha këto vende i dhanë lejen ‘Mahan Air’ të ulte avionët në aeroportet e tyre. Dhe ato e bënë këtë kur ndalimet për fluturimet rutinore nga Irani ishin në fuqi.


‘Mahan Air’ është akuzuar nga SHBA për lidhjet e saj me Gardën Revolucionare të fuqishme Iraniane.


Burimet brenda linjës ajrore i thanë BBC-së se dhjetëra persona të ekuipazhit të ‘Mahan Air’ po shfaqnin simptoma të Covid-19 dhe kur stafi u përpoq të ngrinte shqetësime në lidhje me menaxhimin e krizës nga kompania ajrore dhe sigurimin e pajisjeve të sigurisë, ata heshtën.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas